Turqi, Erdogan i kundërvihet sfidave nga ish-aleatët e tij

Turqi, Erdogan i kundërvihet sfidave nga ish-aleatët e tij

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po forcon kontrollin në partinë e tij në pushtet, duke dëbuar rivalët mes dobësimit të mbështetjes publike dhe sfidave nga ish-aleatët.

Erdogan i quajti "mistrecë" aleatët e tij dikur të afërt në një tubim të fundit të mbështetësve të tij në qytetin Sivas. "Nëse e ruajmë të fortë vëllazërinë tonë, atëherë farërat e trazirave nuk mund të rriten," tha ai.

Gjatë dy javëve të fundit, Erdogan ka vizituar bastionet e tij elektorale në atë që konsiderohet një përpjekje për të parandaluar përpjekjet për të përçarë partinë e tij në pushtet, AKP.

Javën e kaluar, AKP dëboi ish-kryeministrat Ahmet Davutoglu dhe Abdullah Basci, dhe dy aleatë të tjerë të ngushtë. Davutoglu njoftohet se është pranë krijimit të një partie rivale.

"Nuk ka vend për kritikë" brenda AKP-së, tha Basci. "Ne do të vazhdojmë të flasim për gënjeshtrat. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me kombin dhe të ngemë zërin."

Presidenti turk Erdogan gjithashtu po përballet me një sfidë nga Ali Babacan, ish-zëvendës kryeministër dhe ish zyrtari i tij më i lartë për ekonominë, i cili pritet të themelojë një parti të re në muajt e ardhshëm. Babacan gëzon mbështetjen e ish-presidentit Abdullah Gul, dikur një aleat i afërt i Erdogan.

Opozita po rritet

Kritikat ndaj udhëheqjes autoritare të Presidentit Erdogan po rriten gjithnjë e më shumë dhe janë shtuar edhe për shkak të problemeve ekonomike.

"Unë kam dëgjuar se politikanët e AKP-së nuk janë të kënaqur me situatën dhe ata kanë filluar të krijojnë lidhje me zotin Ali Babacan," tha Osman Can, një ish deputet parlamentar i AKP-së dhe profesor i së drejtës në Universitetin Marmara të Stambollit, i cili aktualisht është duke punuar me zotin Babacan. "Ai shihet si shpresa e vetme".

Can më tej tha se "ne kemi probleme të mëdha në Turqi dhe rreth Turqisë. Ekziston një nevojë e madhe për të ndryshuar shumë gjëra, kushtetuese, ligjore, dhe institucionet gjyqësore. Partia e re duhet të jetë pjesë e ndryshimit."

Fatma Yavuz, anëtare e lartë e AKP-së në Stamboll deri në dorëheqjen e saj pas dëbimit të Davutoglu nga partia, tha se gati 800,000 anëtarë braktisën partinë vitin e kaluar. Ajo thotë se 400,000 vetë janë larguar gjatë dy muajve të fundit. AKP i mohoi këto pretendime, duke thënë se vetëm një çerek milion i anëtarëve ishin larguar.

Erdogan pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të marsit, në të cilat AKP humbi kontrollin në shumicën e qyteteve më të mëdha të Turqisë, përfshirë Stambollin. Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, ka qenë bastioni i tij për gati një çerek shekull.

"Unë mendoj se njerëzit janë të ngopur me stilin e Erdoganit, polarizimin e tij të politikës," thotë profesori i sociologjisë Mesut Yegen nga Universiteti Sehir i Stambollit. "Në thelb, njerëzit në Turqi e kuptojnë se Turqia nuk duhet të jetë e polarizuar; njerëzit e kuptojnë se ky polarizim po përdoret si mjet politik."

Profesor Yegen paralajmëron se sfidat ndaj Erdoganit nga ish-aleatët e tij mund të jenë të vështira, duke pasur parasysh rolin e tyre të spikatur në drejtimin e vendit.

"Ka kritika që Gul, Babacan dhe Davutoglu duhet të kishin vepruar më herët," thotë profesor Yegen.

Can e pranon se ish-kryeministri Babacan duhet t'u përgjigjet këtyre kritikave.

"Ali Babacan dhe ish politikanët e tjerët të AKP-së, përfshirë Abdullah Gul-in, duhet t'ua shpjegojnë njerëzve heshtjen e tyre. Kjo ka shumë rëndësi sepse njerëzit kanë nevojë për këtë. Psikologjikisht, kjo është shumë e rëndësishme. Edhe përkrahësit kanë nevojë për këtë."

Vëzhguesit gjithashtu theksojnë se çdo parti e re do të duhet të zgjerojë bazën e saj përtej radhëve të anëtarëve disidentë të AKP-së. Këshilltarët e zotit Babacan thonë se ata po punojnë për të krijuar një lëvizje me bazë të gjerë dhe po zhvillojnë bisedime të vazhdueshme me figura të shquara të shoqërisë turke.

Riorganizim i madh

Duke qenë i vetëdijshëm për kërcënimin politik në rritje, Presidenti Erdogan njoftohet se po përgatitet për një riorganizim të fortë të kabinetit të tij qeveritar. Opinionisti Abdulkadir Selvi thotë se pesë ministra mund të pushohen nga puna në një përpjekje të Erdoganit për të ristrukturuar qeverinë.

Erdogan tashmë ka bërë një ndryshim të konsiderueshëm të personelit të partisë. Vëzhguesit theksojnë se ndryshime të tilla mund të kenë efekte të kundërta, duke pasur parasysh faktin që zoti Erdogan shihet si përgjegjësi kryesor për krijimin e kësaj situate.

"Ai mendon se të gjitha gjërat e këqija që po ndodhin janë rezultat i mosbindjes së zëvendësve ose tegerëve të tij. Dhe ka një mosbindje të përhapur në parti", thotë analisti Atilla Yesilada i organizatës Global Source Partners.

"Por në fund, ai do të përfundojë i humbur. Pjesa më e madhe e komenteve analitike nga media pro-AKP dhe ato disidente thonë se Ali Babacan dhe Davutoglu nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë. Gabimet e Erdoganit do t'i shtyjnë mbështetësit drejt tyre, dhe unë nuk do të përjashtoja mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2020", thotë analisti Yesilada.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen