STAMBOLL- Gjykata në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit për, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”. Turqia e akuzon Harun Çelik si anëtar organizatës terroriste 'FETO'.
Çelik, u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit dhe pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.
42-vjeçari, baba i katër fëmijëve më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroportin e Rinasit për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Andaolu Agency përveç se shkruan se puna për dëbimin e tij është kryer nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT), thekson se mësuesi turk është pjesë e lëvizjes 'Gulen' apo quajtur ndryshe 'FETO' të udhëhequr nga Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016. Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste.
Ndërkohë media turke 'Turkey 7/24' shkruan se 42 vjeçari akuzohet nga Turqia si pjesë e organizatës 'FETO' pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.
42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.
Fillimisht, pyetja e sondazhit eshtw formuluar gabim qellimisht apo me tendence kete nuk mund ta di. Se dyti, cfare kuptimi ka fjala Gyleniste, nderkohe qe vete Fethullah Gulen nuk e pranon diçka te tille per ata qe simpatizojne idete e tij.
PërgjigjuOrganizata terroriste Rilindje + Ordoganizim
Përgjigju