TURQI – Policia në Stamboll ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, vlera e të cilës arrin në 3.5 milionë dollarë. Operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të kanabisit është kryer të premten.

Antidroga ka mësymë katër objekte Avcilar, Bakirkoy dhe Bayrampasa në anën evropiane të qytetit, duke kryer shtatë arrestime.

Shërbimet inteligjente turke thonë se kemi të bëjmë me një rrjet që trafikon lëndë narkotike nga Kosova dhe Shqipëria.

Policia ka sekuestruar gjatë operacionit më shumë se 350 kg kanabis, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 3,442,815 dollarë.

Gjithashtu, janë sekuestruar një sasi prej 11 mijë euro cash dhe 16 600 lira turke (5 715 dollarë) si dhe dy makina me të cilat dyshohet se është kryer transporti i lëndës narkotike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)