TURQI - Një grup studentësh laikë të Universitetit të Ankarasë, që kishin organizuar një marshim në përkujtim të viktimave të sulmit në Charlie Hebdo, janë përleshur me dhjetra myslimanë të cilët i kanë sulmuar me gurë dhe shishe.
 
Sipas mediave lokale mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës për të shpërndarë dy grupet gjatë përleshjeve.
 
Studentët laikë nisën marshimin jo vetëm në përkujtim të karikaturistëve të Charlie Hebdo të vrarë në Paris, por dhe reporterin turlko-armen Hrant Dink, të vrarë në 2008-tën në Stamboll.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)