ANKARA - Parlamenti turk miratoi sot me një maxhorancë të gjerë një projekt rezolutë të qeverisë islamiko-konservatorue që autorizon ushtrinë të zhvillojë manovra kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islmaik (ISIS) në Irak dhe Siri.
Pasi refuzoi haptas, Turqia ditët e fundit njoftoi se është gati t'i bashkohet koalicionit ushtarak kundër ISIS-it të krijuar nga SHBA-ja.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi koalicionit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje afatgjatë kundër kërcënimit të xhihadistëve të grupimit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri duke shprehur keqardhje për rëndësinë e kufizuar të sulmeve ajrore aktuale.
"Tonelatat e bombave që do të lëshohen nga ajri përbëjnë vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vonojnë rrezikun dhe kërcënimin", deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para Parlamentit turk.
Këto deklarata u bënë një ditë para debatit të parashikuar në Parlament për një mocion të qeverisë islamo-konservatore duke lejuar ushtrinë turke të ndërhyjë në Irak dhe në Siri kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik./ATSh/