Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pranoi dorëheqjen e Këshillit të Ministrave, të cilën ia ofroi kryeministri i vendit, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidencës së Turqisë, Erdoğan falënderoi Këshillin e Ministrave për punën e kryer deri më tani.

Ai kërkoi që Këshilli i Ministrave i kryesuar nga Kryeministri Davutoğlu të vazhdojë të rrije në detyrë deri në formimin e Këshill i ri të Ministrave të Republikës së Turqisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)