Turqi, shpërthimi në aeroport
humb jetën një nga të plagosurit

Turqi, shpërthimi në aeroport<br />humb jetën një nga të plagosurit
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gokcen” ku janë plagosur dy persona, por fatkeqësisht njëri nuk ka mundur të përballojë plagët duke ndërruar jetë.

Të dhënat e para që vijnë nga mediat turke, flasin se ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 pas mesnate dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi në avionin e kompanisë ajrore “Pegasus”.

stamboll

Sipas zyrtarëve turq bëhet e ditur se ky incident nuk ka prishur fluturimin e rregullt të aeroplanëve tjerë ndërkohë që shkaki i shpërthimit ende nuk dihet, por policia është duke hetuar nëse ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.

stamboll

Sipas mediave atje, në bordin e anijes ndodheshin 2 punonjëse të higjenës në kohën kur ndodhi shpërthimi, duke çuar në spekulime se një mjet shpërthyes ishte në bordin e aeroplanit.

stamboll

Agjencia shtetërore Anadolu ka thënë se policia e armatosur me xhaketa mbrojtëse ka siguruar hyrjet e aeroportit pas shpërthimit, duke kërkuar për automjete në zone.

stamboll

Ky shpërthim në Turqi vjen pas ngritjes së shkallës së alarmit të të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në të gjitha vendet, pas kërcënimeve që ka bërë ISIS për sulme terroriste në shumë vende të botës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)