ANKARA, 30 korrik /ATSH-ANSA/ - Shumica e turqve ka besim në udhëheqjen e kryeministrit aktual dhe kandidatit presidencial, Recep Tayyip Erdogan, njofton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu, që citon një sondazh nga "Gallup World Poll". Sipas këtij sondazhi, 59 për qind e turqve janë të kënaqur me punën e Erdoganit si kryeministër i tyre. Sondazhi vuri në dukje se edhe 68 për qind e popullsisë rurale mbështesin Erdoganin, ndërsa kjo normë ka mbetur në 56 për qind në popullsinë urbane. Sipas sondazhit, shumica e popullsisë lindore, veriore dhe qendrore mbështesin kryesisht qeverinë e partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), partia e Erdoganit, dhe pohojnë se media është e lirë, ndërsa shumica perëndimore dhe Anatolia Jugore bregdetare, e populluar kryesisht nga opozita, mendojnë se media nuk është e lirë. Po kështu, nga sondazhi del se shumica e turqve mbështesin kandidaturën e Erdoganit për president të vendit./ a.jor.
/Shqiptarja.com












