STAMBOLL, 27 shtator /ATSH-AFP/ - Tre policë turq u vranë në një pritë në juglindje të Turqisë e populluar me shumicë kurde, ku tensionet janë ngritur mes autoriteteve dhe rebelëve që luftojnë për autonomi, njoftoi sot agjencia private për shtyp "Dogan".
Incidenti u zhvillua në rrugën mes qyteteve të Diyarbakir-it dhe Bitlis-it, kur një patrullë e policisë u sulmua me raketë hedhëse dhe me pushke dje në mbrëmje.
"Makina e një ekipi tjetër policësh e dërguar për t'i ardhur në ndihmë policëve që ishin sulmuar pati një aksident rrugës dhe u përmbys", njoftoi "Dogan".
"Pesë policë u dërguan në spital, por tre prej tyre vdiqën për shkak të pagëve, sipas guvernatorit të Bitlis-it", Orhan Ozturk. I cituar nga agjencia "Dogan"./
/G.S/