TIRANE - Gert Pashja i njohur mes besimtarëve si Muhamedi apo me emrin Ebu Muxhahidi, i arrestur për akuzën e “terrorizmit” dhe dërgimin e besimtarëve mysliman në frontet e luftës në Siri nuk ka pranuar të japë shpjegime për akuzat.Para prokurores Elisabeta Imeraj 30-vjeçari Pashja që ndodhet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në pranin edhe të avokatit mbrojtës, nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me akuzat ndaj tij.
Mësohet se avokati i tij mbrojtës dhe Pashja kanë kërkuar të njihen fillimisht me provat e prokurorisë dhe më pas, ata janë shprehur se do të japin shpjegime.
Sipas prokurorisë, Pashja është një ndjekës fanatik i rrymës radikale të islamit, dyshohet se njëri nga nxitësit dhe organizatorit kryesor të dërgimit të shqiptarëve për “Xhihad” dhe predikonte forma ekstreme të islamit kundër shtetit laik dhe institucioneve ligjzbatuese. Në dosjen e akuzës, thuhet se Pashja është përjashtuar nga Universiteti “Uludag” në Turqi, me arsyetimin e pikpamjeve radikale të shfaqura brenda ambienteve universitare.
Pas kësaj, mësohet se 30-vjeçari është kthyer në Elbasan,ku ka mbaruar fakultetin, dega “punë sociale”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Burg pritësit të xhihadistëve Pashja: Kam predikuar Islamin