Parlamenti turk ka miratuar një ligj që ndalon aksesin në mediat sociale për personat nën moshën 15-vjeç.
Sipas ligjit, personave nën moshën 15 vjeç do t’u ndalohet regjistrimi në mediat sociale dhe platformat dixhitale do të detyrohen të zbatojnë sisteme të verifikimit të moshës.
Prindërit do të kenë në dispozicion mjete për të monitoruar kohën që fëmijët e tyre kalojnë para ekraneve, si dhe shpenzimet online, ndërsa në rast emergjence, platformat kryesore të mediave sociale do të jenë të detyruara të ndërhyjnë brenda një ore nga përhapja e përmbajtjes së dëmshme, shtoi NTV.
Ligji do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Gazetën Qeveritare.
Disa vende po diskutojnë ndalimin e aksesit në mediat sociale për personat nën 15 vjeç. Javën e kaluar, Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një “ditë pushimi” mujore nga rrjetet sociale për të rinjtë, me qëllim rikthimin e tyre tek aktivitetet në jetën reale, si leximi apo sporti.
Komente







