Turqia nuk do të dërgojë më imamë në xhamitë gjermane! Ministrja: Na duhen hoxhallarë që flasin gjuhën tonë dhe mbrojnë vlerat tona

Turqia nuk do të dërgojë më imamë në xhamitë gjermane! Ministrja: Na duhen hoxhallarë që flasin gjuhën tonë dhe mbrojnë vlerat tona

Xhami në Gjermani

Një program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të hiqet gradualisht pasi Gjermania kërkon të trajnojë klerikët e saj myslimanë në një përpjekje për të inkurajuar integrimin. Lajmin e ka konfirmuar ministria e Brendshme gjermane.

Sipas marrëveshjes së re mes ministrisë dhe autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit ombrellë turko-islamik DITIB, rreth 100 imamë do të trajnohen çdo vit në qytetin perëndimor të Dahlem. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikë të cilët u trajnuan dhe punësuan nga Diyaneti turk.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës fetar që të flasë gjuhën tonë, të njohë vendin tonë dhe të mbrojë vlerat tona”, tha në një deklaratë Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser. Duam që imamët të përfshihen në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë," shtoi ajo.

Sipas Konferencës Gjermane të Islamit (DIK), në Gjermani jetojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, ose afërsisht 6.6% e popullsisë.

"Ky është një moment historik i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve muslimane," tha Faeser.

Gjermania ka rreth 2500 bashkësi xhamie, 900 prej të cilave menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare në Ankara, DITIB është shoqata më e madhe islamike në Gjermani, por ajo është akuzuar se vepron si një krah i zgjatur i qeverisë turke.

Ish-kancelarja Angela Merkel foli për herë të parë në favor të trajnimit të imamëve në tokën gjermane në vitin 2018, duke i thënë parlamentit se kjo do ta bënte Gjermaninë më të pavarur dhe e cilësoi si të domosdoshme për të ardhmen.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, luhet pjesa e dytë

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, luhet pjesa e dytë