‘Turqia është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë Covid për shkak të pakujdesive në dasma dhe organizime të tjera’-Kështu është shprehur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca teksa vendi po regjistron shifra dita ditës në rritje të viktimave dhe rasteve të reja të identifikua me Covid

Duke folur pas takimit me grupin e ekspertëve të shëndetësisë, Ministri turk tha se Kryeqyteti Ankara ka regjistruar ditët e fundit numrin më të madh të pozitivëve të rinj.

Ai tha gjithashtu se rreth 30 punonjës shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin dhe se 52 prej tyre nuk e kanë fituar betejën me infeksionin

Në Turqi, numri i personave të prekur nga koronavirusi  është rritur me 1596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve, që prej fillimit të pandemisë në 273 301 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është 6462


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 10 viktima dhe 1397 raste të reja Covid! Më shumë se 26 milionë të prekur në botë... 40 mijë pozitivë në 24 orë në SHBA