Turqia, tërhiqet përfundimisht nga Konventa e Stambollit

Turqia, tërhiqet përfundimisht nga Konventa e Stambollit

Ditën e sotme, Turqia u tërhoq zyrtarisht nga traktati ndërkombëtar për të parandaluar dhunën ndaj grave, në një kohë që në vend dhuna ndaj tyre vazhdon të rritet ditë pas dite. Dhuna ndaj grave ka shënuar rritje në Turqi në pesë vitet e fundit.

Shumë konservatorë në Turqi dhe anëtarët e partisë në pushtet e shikonin paktin si minë në strukturat familjare që mbrojnë shoqërinë. Madje e shikonin atë si promovim të homoseksualitetit, pasi deklarohet kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

"Tërheqja e vendit tonë nga konventa nuk do të ketë si pasojë ndonjë mangësi ligjore ose praktike në parandalimin e dhunës ndaj grave", tha zyra e Erdoganit në një deklaratë për gjykatën administrative të martën.

Këtë muaj, komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç u dërgoi një letër ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë të Turqisë duke shprehur shqetësimin në lidhje me një rritje të gjuhës homofobike nga disa zyrtarë.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Vendimi për tërheqje nga Konventa është kundërshtuar edhe nga mijëra qytetarët të cilët kanë protestuar në pjesën më të madhe të vendit.

"Ne do të vazhdojmë luftën tone. Me këtë vendim Turqia po e plagos veten në këmbë ", tha Canan Gullu, udhëheqëse e Federatës së Shoqatave të Grave Turke.

Konventa e Stambollit, e negociuar në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe e nënshkruar më 2011, obligonte vendet që të parandalojnë dhe ndjekin penalisht dhunën në familje si dhe të promovojnë barazinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja