Mbyllen zgjedhjet në Turqi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues Erdoganin! Opozita: Kandidati ynë po kryeson

Mbyllen zgjedhjet në Turqi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues Erdoganin! Opozita: Kandidati ynë po kryeson

Sipas rezultateve paraprake, në Turqi ka një garë të ngushtë në zgjedhjet presidenciale, mes presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan dhe liderit opozitar, Kemal Kilicdaroglu. Sipas mediave të huaja, Erdogan prin me 49.8%, ndërsa Kilicdaroglu ka fituar 44.4%.

Pas publikimit të rezultateve paraprake nga Anadolu Agency, lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu shkroi në Twitter se ai është duke kryesuar në garën presidenciale.

“Ne jemi përpara”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, një zëdhënës i Partisë Popullore Republikane (CHP) të Kilicdaroglut, tha se sipas të dhënave të brendshme, opozita ka shënuar rezultate “pozitive”.

“Ne po shohim një pamje pozitive, bazuar në të dhënat tona”, tha zëdhënësi i CHP-së, Fail Oztrak.

Më 14 maj, Turqia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.

Kjo, pasi votimet e 14 majit ose mund ta rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe t’i japin fund rrugës gjithnjë e më autoritare të Qeverisë së tij, ose do t’i mundësojnë që të hyjë në dekadën e tretë në pushtet.

Këto zgjedhje jo vetëm që do të përcaktojnë se kush do ta udhëheqë Turqinë – shtetin anëtar të NATO-s me 85 milionë banorë – por edhe si do të udhëhiqet shteti, cilin drejtim do të marrë ekonomia e cila është goditur nga kriza e kostos së jetesës, dhe do të formësojë politikën e jashtme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Mbyllen zgjedhjet në Turqi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues Erdoganin! Edhe zonat e goditura në ga tërmeti votojnë në favor të Erdoganit

1684058037_erdogan.jpg

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në Turqi! Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu (AA) thotë se presidenti Erdogan nga rezultatet paraprake është në përparësi me 52.4% dhe kandidatin e opozitës Kilicdaroglu me 41.7%, bazuar në pothuajse 44% të votave të numëruara.

Megjithatë, Anka, një agjenci private e lajmeve, që njihet se ka afërsi me opozitën, ka raportuar se Kilicdaroglu është në epërsi me 47.4 për qind të votave, bazuar në 31.3 për qind të votave të numëruara. Sipas kësaj agjencie, Erdogan ka fituar 46.8 për qind të votave.

Analisti politik Hakan Akbas thotë se ai është "i habitur" kur sheh se zonat e goditura nga tërmeti kanë votuar "në favor të Erdoganit".

“Unë po shikoja numrat në zonat ku goditi tërmeti, Erdogan kishte një diferencë të madhe sa para tërmetit, gjë që më thotë se mesazhi i tij për rindërtimin dhe shpëtimin e jetëve dhe stabilitetit duket se ka qenë i goditur,” tha ai për Al Jazeera në Stamboll.

Ora 16:26
FOTOT: Zgjedhjet në Turqi, qytetarët shkojnë për të votuar me barela, ambulanca e bombola oksigjeni

 

Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe.

Mediat raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë parashikimet për këtë vit pasi mund të shihen qytetarë në karrige me rrota apo me barela që paraqiten për të mbështetur një nga dy kandidatët.

Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.

Një tjetër grua është fotografuar teksa i drejtohej qendrës së votimit, e shoqëruar nga djali i saj i cili mbante një bombol oksigjeni në dorë.

Kurse një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.

 

Ora 12:48
VIDEO: Erdogan u jep para fëmijëve pak para votimit

Recep Tayyip Erdogan ka shkuar për të votuar, e teksa është futur në qendrën e votimit ai ka takuar disa fëmijë, të cilëve u ka dhënë para.Gjesti i presidentit tërhoqi një vëmendje shumë të madhe pasi është parë si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e tij, i cili në këto momente nuk është shumë lart.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në kutinë mes qindra votave të tjera për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke theksuar se procesi i votimit është vendimtar dhe të gjithë duhet të votojnë pa asnjë shqetësim.

Erdogan u kërkoi të gjithë qytetarëve të hedhin votën e tyre pasi vullneti i lirë është shumë i rëndësishëm për sa i përket demonstrimit të forcës së demokracisë turke.

 

Ora 11:52
Voton presidenti Erdogan: Uroj një të ardhme të mirë për vendin tonë dhe demokracinë turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke theksuat se procesi i votimit është vendimtar dhe të gjithë duhet të votojnë pa asnjë shqetësim.

Erdogan u kërkoi të gjithë qytetarëve të hedhin votën e tyre pasi vullneti i tyre është shumë i rëndësishëm për sa i përket demonstrimit të forcës së demokracisë turke.

Miliona votues filluan të drejtohen drejt qendrave të votimit në Turqi ndërsa zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit filluan në orën 8 të mëngjesit.

“Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin pa asnjë problem. Me shumë entuziazëm po votojnë edhe qytetarët tanë në rajonin e tërmeteve. Ne nuk hasëm asnjë problem edhe në atë rajon,” tha Erdogan.

Më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Çdo votues do të votojë dy vota, një për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat pesëvjeçar.Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.

Më shumë se 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur deputetë do të garojnë në zgjedhje.Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste.

Ora 10:23
Zgjedhjet në Turqi/ Hapen qendrat e votimit në të gjithë vendin, qytetarët në rradhë vendosin fatin e Erdogan dhe Kemal Kılıçdaroğlu

 

Janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë, të përleshura të ashpra që mund t'i japin fund sundimit 20-vjeçar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Votuesit do të vendosin me votë përfundimin e sundimit 20-vjeçar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe fitoren e  Kemal Kılıçdaroğlu ose udhëheqjen edhe në një mandat tjetër nga drejtuesi i patundur në kaq vite nga pushteti.

Gara e sotshme përbën sfidën më të madhe për të dy liderët e fortë të Turqisë.

Kundërshtari kryesor i Erdogan,kreu i CHP Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përfaqëson një koalicion zgjedhor të gjashtë partive opozitare, për herë të parë ka bërë bashkë opozitën e Turqisë e cila është bashkuar rreth një kandidati të vetëm.

Një kandidat duhet të fitojë mbi 50% të votave të dielën mbrëma në mënyrë që të zgjidhet. Ndryshe Turqia do të shkojë në balotazh më 28 maj.

Kılıçdaroğlu, ka premtuar të rregullojë ekonominë e lëkundur të Turqisë dhe të rivendosë institucionet demokratike të komprometuara nga një rrëshqitje drejt autoritarizmit gjatë mandatit të Erdoganit.

Erdogan ka lavdëruar virtytet e sundimit të tij të gjatë, duke bërë fushatë në një platformë stabiliteti, politikë të jashtme të pavarur dhe duke vazhduar të forcojë industrinë e mbrojtjes së Turqisë. Kohët e fundit ai rriti pagat e punonjësve të qeverisë me 45% dhe uli moshën e pensionit.

 

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen