LUSHNJE - Fatos Tushe, kryetari i rikonfirmuar i Bashkisë së Lushnjës në një dalje publike pas rezultatit të zgjedhjeve ka falenderuar qytetarët që votuan për zbatimin e programit të tij.
 
Tushe u ka kërkuar bashkëqytetarëve të tij që të kontribuojnë duke parashtruar shqetësimet në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga bashkia.

“Ju falënderoj nga zemra për kontributin e dhënë në përfundimin me sukses të procesit zgjedhor. Besimin tuaj do e kthejë në përkushtim me punë për të qenë pranë jush në çdo kohë. Shtëpia jonë e madhe do të jetë në çdo kohë në shërbim të qytetarëve për shërbime cilësore, për projekte në infrastrukturë, në bujqësi e blegtori, në kopshte e shkolla për të realizuar programin që ne paraqitëm. Unë kërkoj nga ju angazhimin qytetar për ta bërë bashkinë tonë të re lider në rajon. Mirënjohje dhe respekt pafund për besimin që më dhatë të dashur bashkëqytetarët e mi të bashkisë së re Lushnje”, tha Tushe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)