Tusk: Shqipëria meriton negociatat, ja tre fiksimet e BE-së që duhet të plotësohen (VIDEO)

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk deklaroi sot nga Tirana se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të integrimit në Tetor. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por kërkoi që të vijojë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.

"Më  lejoni t’iu falenderoj Kryeministër, i dashur mik, i dashur Edi, për mirëseardhjen e ngrohtë. Gjithmonë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Me lejoni t’iu falënderoj gjithashtu, edhe për nderin e madh që më bëtë, duke më dhënë Medaljen e Mirënjohjes Publike. Sot, ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për mbështetjen e dhënë dhe jam shumë krenar ta marrë këtë yll të madh, këtë mirënjohje, por medalja më e madhe për mua do të ishte në fakt çelja e negociatave për Shqipërinë.

Kur kam qenë në Tiranë, prillin e shkuar, unë fola për ëndrrën që kam për vendin juaj dhe për të gjitha rajonin, për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si vendi im, Polonia, drejt Bashkimit Europian. Sot, një  vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja, ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Europian.

Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë dhe substantiv për çeljen ose jo të negociatave me ju dhe me fqinjën tuaj Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimin pozitiv të Komisionit. Nuk  e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar dhe të gjitha vendet e tjera dhe do trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të qenit vend anëtar në BE.

Në takimin e sotëm, ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, pra, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i Bashkimin Europian me sundimin e ligjit  dhe  madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë, si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN tonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Përndryshe, projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Por po aq e rëndësishme është edhe fakti që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës, pasi nuk do të mund të ketë Europë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes tonë të përbashkët. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder" tha Tusk.


Lajmi kryesor:

Rama i jep 'Yllin e Mirënjohjes'| Tusk: Shqipëria meriton negociatat, tre 'fiksimet' që BE-ja s'i shmang kurrë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja