TVSH rrit të ardhurat në buxhet

TIRANE, 21 Gusht/ATSH/- Taksat si TVSH, tatim- fitimi, taksa nacionale, pushteti vendor dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e perfomancës pozitive në mbledhjen e të ardhurave për 7-mujorin kanar-korrik.
Sipas statistikave mujore fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, për periudhën janar-korrik 2014, totali i të ardhurave në buxhet arriti në 205 miliardë lekë, me një zgjerim prej 10.7% më bazë vjetore.
TVSH vijon të sjellë më shumë të ardhura në buxhet dhe në 7 muaj, të ardhurat nga ky zë arritën 70.7 miliardë lekë, ose16.4% më shumë se janar-korrik 2013.
Në total janë arkëtuar 73.8 miliardë lekë, prej të cilave janë rimbursuar 3.1 miliardë lekë.
Taksa e TVSH mban peshën kryesore në përmirësimin e të ardhurave, duke sjellë mbi 80% të rritjes së të ardhurave nga tatimet e doganat në total.
Rritjen më të madhe në TVSH u arrit në muajin Korrik kur u mblodhën 2.98 miliardë lekë, ose rreth 977 milionë lekë më shumë se planifikimi i parashikuar për këtë muaj. Krahasuar me Korrik 2013, sivjet u mblodhën rreth 396 milionë lekë, ose mbi 15.34% më shumë për TVSH. Edhe rimbursimi i TVSH-së për muajin Korrik 2014 arriti rreth 1.5 miliardë lekë, ose rreth 91.5 % më shumë se rimbursimi i muajit Korrik 2013./n.m//a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh