TVSH te biznesi i vogël e taksa në Rrugën e Kombit, Ahmetaj lajm të mirë kuksianëve

Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim pa praninë e mediave me banorët, sipërmarrësit, bizneset e vogla e administratën tatimore në Kukës për t’i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH ndaj bizneseve të vogla, si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit.

Pas takimit, ministri Ahmetaj tha se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e Rrugës së Kombit, ndërsa ka përmendur hapjen e aeroportit dhe ndërtimin e stadiumit.

“Sot bëmë një takim me sipërmarrjen e qytetit, por jo vetëm, e dhe të qarkut. Unë informova të gjithë sipërmarrjen, por edhe qytetarët, për atë që jemi duke bërë me biznesin e vogël. I sqarove se është një procedurë e thjeshtë, nuk ka ngarkesë të re fiskale, as gjoba për deklarim të gabuar. Dëgjuam sipërmarrësit dhe qytetarët për të gjithë hallet që kanë. Përmendëm investimin shumë të rëndësishëm për të hapur aeroportin e Kukësit, që do jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri, për hapjen e vendeve të reja të punës, për kompaninë ‘Fason’ që do hapë 500 vende të reja pune, folëm për tarifën e rrugës, në emër të kryeministrit i kam premtuar që do të jetë një një konsiderim shumë i mirë dhe racional, pra një paketë racionale për qytetarët e Tropojë, Kukës, Has"

Arben Ahmetaj, ministri i Financave

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë i qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e Kukësit kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ditë më parë kryeministria Rama në Prefekturë, zhvilloi një interpelancë video-konferencë me banore, biznesmenë dhe disa këshilltarë të Kukësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulja: 11/04/2018 17:03

    po sikur te te qeronte ty si minister besoj do ishte nje nga punet e mira qe do bente!!

    Përgjigju
  • redi: 11/04/2018 15:35

    Sot Ahmetaj shkon ne Kukes dhe infirmon qytetaret , per tvsh e bisnesit te vogel si dhe per rwduktimin e tarifes se jalimit ne rrugen e kombit . Eshte mese levizhe e dibet dhe shume e vonuar . I sygjerojme Rames prej pese vitesh te tregohet transparent dhe te duskutoje me qytetaret per cdo reforme apo ndryshim financiar . Por shihet arrogance dhe reagim kur ngrihet populli . Po te ishin kryer keto veprime me heret ,as kuksianet nuk do te ngriheshin dhe as bisnesi i vogel nuk do mbyllte qepenat . Nese vazhdohet keshtu me qytetaret , vet Rama do rrezoj veten e tij . Uroj te ndryshoni se po humbni besimin e popullit

    Përgjigju
  • Vhjn: 11/04/2018 14:39

    Takim pa mediat, sigurisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja