Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i ka dërguar një letër administratës tatimore në të cilën kërkon mos aplikimin e gjobave deri në dhjetor 2018 për gabimet në deklarim për një periudhe 6-mujore për bizneset e vogla që hyjnë në pragun e TVSH.

Ministri thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e administratës tatimore për informimin sa më korrekt dhe komunikimin me cdo tatimpagues që preket nga ulja e pragut të TVSH, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 2 milionë lekë kanë kundërshtuar uljen e pragut që bëri qeveria duke i futur në TVSH. Në shenjë proteste bizneset në Tiranë, Fier, Korçë dhe qytete të tjera kanë ulur qepenin, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protestë.


Letra e Ahmetajt per Tatimet