LEZHË- Pa u "harruar" rasti i parë, sërish te Rana e Hedhun në Shëngjin janë gjetur në breg të detit pula të ngordhura. Gazetar i i Report TV, Elvis Hila raporton se pulat ishin të futura në një thes dhe nga dyshimet paraprake mendohet se ato janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjellë nga dallgët e detit në breg.
Për fat të keq kjo pamje e pulave të ngordhura në breg, siç mund të shihet në videon që sjell Report Tv, vjen gjatë sezonit turistik dhe ku shumica e qytetarëve zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet, por një panoramë e tillë nuk është aspak e këndshme.
Pulat e dekompozuara kanë krijuar ndotje dhe aromë të rëndë, ndërkohë që në terren nuk ka shkuar asnjë institucion për të verifikuar rastin.
Kjo zonë është më e frekuentueshme për pushuesit nga Kosova, të cilët tregojnë se kjo do të ndikonte negativisht në turizëm, teksa pavarësisht kësaj, shprehen se zgjedhin bregdetin shqiptar çdo vit për të kaluar pushimet.
"Normal që është shqetësuese, patjetër që ndikon në turizëm", tha një pushues.
Është shqetësuese, se nuk e dimë arsyen pse janë aty, kjo do të ndikonte te unë, unë nuk i kam parë, por e di si është ndotja, duhen marrë masa që tani, ne jemi prej Kosovë dhe ne fillojmë të frekuentojmë, ne sot kemi ardhur, zakonisht vij në Shëngjin dhe deti më pëlqen", tha një tjetër.
Ndërkohë, pavarësisht hetimeve të kryera në rastin e parë të regjistruara në 14 prill, autoritetet nuk kanë arritur që të zbulojnë se nga kanë ardhur këto shpend. Një gjë e tillë vjen në një kohë kur në vendin tonë, pak javë më parë u regjistruan qindra raste të gripit të shpendëve dhe dhjetëra pula ngordhën.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.3%
-
Duhen më pak
58.2%
-
Është në rregull
21.5%
Vota total: 2100
Lajme të tjera
-
Tragjike në Mirditë, 55-vjeçari rrëzohet aksidentalisht nga Bjeshka e Fushës së Lugjeve dhe ndërron jetë
7 Korrik, 10:55
-
Dy vatra zjarri në Troshan dhe Zejmen të Lezhës, shkrumbohen 60 hektarë sipërfaqe me ullinj e pemëtari
6 Korrik, 17:58
-
Plagosi me armë zjarri 51-vjeçarin në Mirditë, gjykata lë në burg autorin
5 Korrik, 11:08
-
Zjarr në malin e Torovicës në Lezhë, rrezikohen 3 banesa, digjen 15 hektarë bimësi
3 Korrik, 13:49
-
Shëngjin/ 7 turistë kërkojnë ndihmë, varka e tyre me pedale po fuste ujë 2 milje nga bregu! Shpëtohen nga policia
2 Korrik, 22:28
-
Lezhë, banorët e Ungrejt kundër projektit të varrezave
2 Korrik, 19:05
-
Shpërthimi me tritol në ishull Shëngjin, VIDEO kur dy autorët me motor i vënë lëndën plasëse servisit dhe largohen me shpejtësi
2 Korrik, 09:15
-
Plagosja e 51-vjeçarit me 5 plumba në Mirditë për shkak të konflikteve të vjetra! Arrestohet autori, ndalohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi të fshihej
2 Korrik, 08:05
-
Mirditë/ Të shtëna me armë zjarri në Fan pranë Rrugës së Kombit, plagoset 51-vjeçari me precedent të mëparshëm penal! Autorët në kërkim
1 Korrik, 22:26
-
Tjetërsimi i pronave të lagunës së Kune Vain në Lezhë, gjykata lehtëson masën për kryeplakun e fshatit Gryk Lumi
1 Korrik, 16:34
-
Shpërthim me tritol në servisin e makinave gjatë natës në Lezhë! Lënda plasëse u hodh nga dy persona, ishin me motor! Djali i pronarit: Nuk kemi konflikte (VIDEO)
1 Korrik, 09:24
-
Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti 'bëhet copash', përplaset me murin rrethues të një banese! Plagoset rëndë shoferi dhe 12-vjeçari (VIDEO)
30 Qershor, 17:00
I ka sjelle deti se jane pula italiane. Ne kemi marre masa drastike si qeveri dhe nuk lejojme te tilla shfaqje te ulta
Përgjigju