Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave që ka marrë në vijim të publikimit të videove intime që qarkulluan pak javë më parë.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke buzëqeshur dhe shoqëron pamjet me një mesazh që duket se u drejtohet personave që e kanë kritikuar.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, shkruhet në video.
Ajo që tërheq vëmendjen është edhe audioja e zgjedhur për postimin, ku dëgjohen qen duke lehur, një detaj që duket si një kundërpërgjigje ironike ndaj kritikuesve të saj.
Një komentuese i është shprehur se publiku ia ka dhënë famën dhe si person publik, duhet të pranojë edhe kritikat e të pranojë se veprimi i saj s'ishte i duhuri.
"E dashur Monika, ky publik që ti sot e quan “qen”, deri dje ishte ai publik që të përkrahu dhe të bëri të arrije aty ku je sot. Ajo që bën me jetën tënde nuk më intereson aspak, por, si person publik që je, duhet të pranosh edhe kritikat e publikut, jo vetëm komentet e bukura. Ndaj pranoje se ajo që ke bërë nuk ishte aspak e bukur. Do të ishte më mirë të qëndroje në heshtje dhe të vazhdoje jetën tënde, në vend që të dilje këtu dhe të ofendoje publikun. Sepse turpin e bëre ti, jo ne! Ok!", shprehet vajza.
Aktorja ia kthen se postimi i dedikohet kujtdo që e ka fyer. Ajo shton se s'ndihet e turpëruar, ndërsa i kërkon ta vendosë veten edhe në vendin e saj, të filmohet pa e ditur se po ndodh.
"Përshëndetje, e dashur! Unë nuk e kam me publikun që më ka mbështetur. Përkundrazi, të gjithëve u kam dërguar mesazhe falënderimi dhe mirënjohjeje. Por e kam me ato profile që më kanë fyer deri edhe familjarisht. Unë nuk kam bërë asnjë turp! Kur të komentoni, mos e bëni për të marrë sërish pëlqime në kurrizin tim, duke më fyer. Mendo për një çast sikur të të ndodhte ty me të dashurin tënd, pa ditur asgjë. Nuk do të të fajësoja ty, por atë që të filmon pa dijeninë tënde. Të uroj të mos gjykosh të tjerët, sepse jeta është e gjatë dhe kurrë nuk i dihet se çfarë mund të të ndodhë nesër", shkruan Lubonja.
Kujtojmë që aktorja ka ngritur një padi ndaj kompozitorit Adi Hila.
-
Po si nuk te vjen turp moj Monika Lubonja po kush ka pa ate video qe e kane pare gjith shqiptaret ka qene gjeja me e shemtuar ne jeten time po pse moj ti qen po ben gjithe shqiperine, po ate qe bere ti e bajne bucet po ke goj te flasesh na keni bere me vjelle neveri per ty dhe gjitha ata alamet burri ,,,,,,,,,,qe vetem burre nuk eshte, degjo moj zonje te kisha qene ne vendin tend do kisha ikur nga shqiperia me gomone dhe nuk do ta shikoja me kete vend. U bere ti te ofendosh nje popull duke i then qen dge mbas gjithe asaj lepirje te neveritshme hap padi kundra atije qe ti shkove me deshire dhe vullnet te plote u xhveshe nuk te xhveshi .Po mosni moj se u bete shembulli me i jeq per adolishentet se ky popull qe ti e ben qen te ka votuar dhe te ka respektuar .
Përgjigju -
ATY, ATY, ATY MBAJE
Përgjigju -
Nuk .und te gjeje nje te dashur qe nuk kushte familje por e gjete te martuar por ska gje se prishet nje familje pastaj e kushit te dashur te perbashket,kjo eshte demokracia dhe degjenerimi i familjeve shqiptare
Përgjigju -
Per mu kon te drejt 80 me 20% Monika ju jeni nji gru zonj jetoni jeten si shum e shum te tjera gra e goca ne bot e boni shum shum Mir,bastard jon ata qe te filmun si hiena pranej maje koken nolt e mos jà prish qejvin vetes per Ca kellira te admiroj per kurajon qe tregon,Qent le te lefin ti vazhdo para.
Përgjigju










Komente
Komento