Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit! Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar dhe sipas burimeve për Report Tv, do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.
PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.
Po ashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajë PS-së, pas shpalljes së babait të tij ‘non grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.
Pas shpalljes ‘non grata’ të PS-së vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘non grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.
-
Qifja for president
Përgjigju -
Sali Berisha duhet te largohet sa me pare nga politika dhe ti kerkoj falje shqiptare per mekatet qe ka ber ne kete vend
Përgjigju -
bravo ps, duhet nje president mbi palet, jo si ky qe kemi
Përgjigju -
Te gjithe marrin ate qe meritojne dhe le te ndeshkohen per gabimet e tyre . Dhe presidenti ishalla eshte me i mire se ky qe kemi
Përgjigju -
Pandeli majko per president , po e patet dhene si alternative jeni me te miret
Përgjigju -
Kemi besim qe do beni zgjedhjen e duhur!
Përgjigju -
Ps nuk duhet te ndikohet nga keta njerez qe skan as seder dhe nuk e njohin ligjin.Ps duhet te vijoj punen sipas axhendes te saj per nje vend me te mire dhe sa me pare drejt integrimit ne BE si te gjitha vendet e tjera
Përgjigju -
Shpresojm te ket mbarvajtje dhe te vendoset president kush ta meritoj
Përgjigju -
Te zgjidhet kush te doje vetem te iki ai palo president qe kemi
Përgjigju -
Veq te ik ai leshko president qe kena
Përgjigju -
Amqn vetem te iki ai prototipi qe kemi si president. Ishalla vjen nji i hajrit.
Përgjigju -
aman se mos merrni ne konsiderat ato alternativat e pd se na duhet nje president i mire
Përgjigju










Komente
Komento