NJU JORK- Pas sulmeve kibernetike të “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, është sulmuar edhe rrjeti social me mbi 200 milionë përdorues Twitter.
Njoftimi në një Blog të kompanisë Twitter nuk jep asnjë hollësi mbi origjinën apo metodologjinë e sulmeve, ndryshe nga New York Times dhe Wall Street Journal, të cilat kanë theksuar se janë sulmuar nga hackerat kinezë.
Themeluesit përpiqen të qetësojnë përdoruesit: Paswordet janë të koduar dhe në çdo rast janë marrë masat. Por alarmi është më i lartë dhe mendohet se mund të jenë hakerat që sulmuan New York Times dhe Wall Street Journal. Twitter flet për “sulme shumë të sofistikuar”
“Ky sulm nuk është punë e amatorëve, nuk besojmë se është një incident i izoluar”, njoftoi Twitter. “Sulmuesit janë ekstremisht të sofistikuar dhe besojmë se edhe kompani të tjera janë sulmuar në të njëjtën mënyrë”.
Twitter bëri të ditur se po punon me qeverinë dhe zyrtarë federalë të zbatimit të ligjit, për të ndjekur veprimtarinë e sulmuesve. Kompania nuk specifikoi lidhjet e sulmeve me Kinën, ndryshe nga New York Times apo Wall Street Journal, të cilat njoftuan se hackers-at ishin nga Kina. Twitter shprehet me i rezervuar dhe nuk dëshiron të spekulojë me origjinën e sulmuesve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, bëri të ditur zëdhënësi Jim Prosser. Nuk është hera e parë që hackerat thyejnë sistemin e Twitter-it dhe që sigurojnë akses në informacionet e përdoruesve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com