Rrjeti social Twitter do të rrisë sigurinë, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit nga ndodhitë e fundit të pakëndshme, që po ndodhin nga hakerët.
Twitter-i është duke bërë përgatitjet, për të rritur privatësinë në llogaritë e ‘Twitter-it në vendosjen e fjalëkalimeve të sigurisë.
Në përshkrimin e kësaj pune thuhet, që po punohet në verifikimin e dy hapave të fjalëkalimit, që do të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë e miliona përdoruesve të këtij rrjeti.
Inxhinierë të IT-së po kërkojnë të zhvillojnë veçori të sigurisë me të cilat përballet përdoruesi, si verifikimi me shumë faktorë dhe gjetja e qasjeve mashtruese.
Këto masa sigurie janë ndërmarrë tashmë edhe nga kompanitë e njohura si ‘Microsoft’, ‘Google’, ‘Apple’, ‘Drobpox’ e të tjera.
Kjo siguri po shtohet, pasi llogaria e gazetës së njohur amerikane ‘Associated Press’ në ‘Twitter’ është sulmuar nga hakerët gjatë ditës së martë dhe llogaritë e programeve të ‘CBS News’ si “60 Minutes” dhe “48 Hours” janë sulmuar gjatë fundjavës.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com