Shtëllunga tymi, avionë zjarrfikës që lëshojnë masivin e ujit mbi pyjet në flakë dhe forca të paepura në terren, kjo është panorama që tregon videoja e publikuar nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi këtë të mërkurë, përmes së cilës jep edhe një përditësim të situatës me zjarrin në Parkun Kombëtar të Lurës ku janë angazhuar rreth 220 forca dhe 2 avionë zjarrfikës

“Vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën Runjë, mbi fshatin Borie Lurë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara dhe po punojnë në koordinim të plotë, nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 220 forca dhe efektivë, mes tyre MZSH, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, ADZM, shërbimi pyjor, strukturat bashkiake, vullnetarë, AKMC dhe Prefektura e Qarkut Dibër.  Nga ajri po operojnë 2 avionë “Air Tractor”, të përqendruar në vatrat më problematike. Angazhimi maksimal vijon deri në vënien plotësisht nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës” shkruan Nufi


Lajmi kryesor:

8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie dhe Krujë (VIDEO)