6 ditë dëshmi kundër Berishës, Izet Haxhia: Polici i shoqërimit nga Tropoja frenoi makinën pa shkak, jam çarë në ballë! Nis hetimi

6 ditë dëshmi kundër Berishës, Izet Haxhia: Polici i shoqërimit nga Tropoja frenoi makinën pa shkak, jam çarë në ballë! Nis hetimi

TIRANË- Ka nisur një hetim për grupin e policëve që shoqëronin Izet Haxhinë më 9 tetor në ditën e gjate te dëshmive kundër Sali Berishës. Izet Haxhia i ka kallëzuar, veçanërisht shefin e grupit te shoqërimit me origjinë nga Tropoja, për një aksident të qëllimshëm të makinës teksa ai transportohej me pranga në duar nga burgu 302 në rrugën Mine Peza për në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Beqiri ka treguar se gjatë dhënies së dëshmisë, Haxhia ka rritur akuzat ndaj Berishës, nga 23 që ishin në dhjetor 2018 në 30 të tilla. 

Izet Haxhia i ka rrëfyer avokatit të tij Idajet Beqiri  skemën e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, ku makina me të cilën ai po transferohej nga burgu 302 drejt Prokurorisë së Tiranës, teksa po ecte me shpejtësi frenoi fort në një rrugicë të ngushtë duke i shkaktuar atij dëmtime të forta në ballë. Beqiri tregon se pasi Haxhia kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Haxhiajt i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni pikërishtë në momentin kur ndodhi edhe frenimi i fortë, duke i shkaktuar dëmtime të forta në ballë.

Një tjetër dyshim që i ka lindur Haxhisë në ditë e 7 të shoqërimit ka qenë pikërisht fakti që ndryshe nga 6 ditët e para, përgjegjësi i grupit të shoqërimit të cilin e ka parë si të dyshimtë pasi e ka njohur që ishte me origjinë nga Tropoja i cila ka këkuar t'i vendosë prangat ë duar nga pas, gjë e cila do e kishte penguar të mbrohej nga goditja e fortë.

"Në datën 9 tetor 2019, rreth orës 09.00 të mëngjesit,  Izet Haxhiaj do të shoqërohej për të shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të vazhdonte dhënien e deklarimeve kundër ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i kallëzuar penalisht për kryerjen e 23 krimeve të rënda, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm vrasjesh, e deri te disa akte të rënda terroriste, grabitje e vjedhje, etj.

Ka dhënë shpjegime për 36 orë me radhë, në 6 ditë.

Burgu 302, ku është i paraburgosur Izet Haxhiaj, e ka siguruar dhe e trajton atë me korrektësinë më të madhe. Pra, në incidentin e rëndë të ndodhur në datën 9 tetor kundër Izet Haxhiaj, Burgu 302 nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë përgjegjësi. Përkundrazi, drejtuesit e tij kanë bërë detyrën me qëllim që ngjarja të zbardhet deri në fund prej strukturave të policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ditën e mërkurë, në datën 9 tetor, ora 09.00 do t'a çonin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të vazhduar ditën e 6 të deponimeve...Fillonte në orën 9.00 dhe mbaronte në orën 15.00. Gjithë natën kishte qenë i sëmurë. Temperatura i kishte shkuar deri 40 gradë. Është qetësuar me ilaçet që ka përdorur natën. Për shkak të mos ndërprerjes së deponimeve që kishte filluar të jepte te Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka vendosur të shkoj.

Ndryshe nga ditët e tjera, grupi i shoqërimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që e  merrte në dorëzim te Burgu 302 në orën 09.00, te Rruga "Mine Peza", me përgjegjës grupi një me origjinë nga Tropoja,  donte t'i vinte prangat me duart nga pas. Ndërsa 6 ditët e tjera prangat i ka pasur me duart përpara.

Izet Haxhiaj, nuk e ka  pritur mirë këtë veprim. Ka parë hile tek përgjegjësi i grupit të shoqërimit, sepse e njihte si tropojan dhe nuk ka pranuar t'i vinin prangat nga pas.

Pas shumë debatesh, kur Izet Haxhiaj nuk ka pranuar të hipi në furgon me pranga pas dhe u ka thënë se nuk donte të shkonte te Prokurori, përgjegjësi i grupit të shoqërimit nuk ka insistuar më dhe e ka hipur në furgonin e policisë me prangat e vëna në duar përpara.

Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj.

Një polic, që ndodhej në sendiljen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë.

Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshin qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjësi pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Burgun 302.

Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen. Megjithëse u godit rëndë, duke e ndjerë dhembjen, këtë mënyrë frenimi të mjetit pa shkak, e përsëritën edhe disa herë të tjera. Ishte e qëllimshme, më pohoi Izet Haxhiaj, dhe nëse do të isha me prangat në duar nga pas, goditja në kokë do të ishte fatale.

Për këtë ngjarje është bërë një kallëzim penal. I kanë shkuar Izet Haxhisë në Burgun 302 përfaqësuesit e SHKB, oficerët e policisë gjyqësore dhe i kanë marrë deklarimet me korrektësi... E kanë çuar te Mjekësia Ligjore te Spitali Nënë Tereza dhe eksperti ka përpiluar raportin mjeko ligjor. Pra ka nisur një procedim penal.

Izet Haxhiaj insiston se veprimet që u kryen në datën 9 tetor 2019 ishin të qëllimta dhe me mesazhin e vetëm që të mbyllte gojën sepse kishte folur e deponuar shumë kundër Sali Berishës për 6 ditë me radhë. Mirëpo është vetëm fillimi i deponimeve. ..

Nga ana tjetër, gjatë deponimeve që ka bërë, njëra apo tjetra ngjarje, i ka zgjuar kujtesën për vepra të tjera penale të rënda që janë kryer dhe që numrin e akuzave nga 23 që ishin në dhjetor 2018, kur është bërë kallëzimi penal, tashmë është rritur në 30 akuza kundër Sali Berishës.

Institucionet ligj zbatuese të shtetit nuk po i vlerësojnë me gjithë seriozitetin e duhur gjithçka që po deponon me përgjegjësi të lartë ligjore Izet Haxhiaj. Statusi i tij po mbetet thjeshtë i një "të pandehuri", çka nuk e ndihmon aspak zbulimin e plotë 30 krimeve me pasoja tragjike të kryera gjatë viteve 1991-1999, siç janë vrasjet e një numri të konsiderueshëm njerëzish, një numër i konsiderueshëm aktesh terroriste të kryera, një numër i madh personash që kanë bërë trafiqe njerëzore me pasoja të rënda në jetë njerëzore, grabitje dhe vjedhje të rënda të pasurisë etj, ende të pa zbardhura deri më sot.

Izet Haxhiaj i ka ndërprerë komunikimet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe nuk po deponon më asgjë, derisa të sqaroj mirë me autoritetet përkatëse ligj zbatuese, përmes mbrojtjes së tij ligjore, pozitën e tij aktuale dhe në të ardhmen.

Theksojmë për opinionin publik shqiptar se këto deponime që po jep Izet Haxhiaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë një proces më vete dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari. Procesi për vrasjen e Azem Hajdarit është i hapur dhe do e rigjykoj Gjykata e Shkallës së Parë.

Momentalisht çështja është pezulluar sepse Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ka shpallur konfliktin e kompetencës. Kjo do të thotë që Gjykata e Lartë, kur të krijohet, do të vendos së cila Gjykatë është kompetente për të rigjykuar nga fillimi çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe nëse ka apo jo përgjegjësi Izet Haxhiaj për të, Gjykata e Shkallës së parë Tiranë Tiranë, apo Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda", ka treguar avokati.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 13/10/2019 12:40

    Po sikur ai shoferi nga TROPOJA te jete miku juaj she cdo gje eshte bere nga ju vetem per qellime mediatike. Mashtrues e kriminel ,vrases me pagese . Do marresh prape denim me burg Izet Haxhia. Iku koha e pardesyve te shoqeruesve. Ne burg ju te fortit.

    Përgjigju
  • Tironci: 13/10/2019 10:25

    Bravo Haxhija qe po qet krimet e ketij klyshi,kriminel,po kush po dekonspiron deponimet tuaja,dhe pse,me keto ç far thua ti kujdes nga bivshat gjakatare Tropojane, qe ti mire i njeh.

    Përgjigju
  • Hasani: 13/10/2019 09:23

    Sali Berisha eshte sulltan ne Shqiperi cfaredo lloj vettingu apo reforme tjeter te behet ne Shqiperi ai eshte dhe do te jete sulltan i ketij vendi.

    Përgjigju
    • edi: 13/10/2019 13:49

      Sulltanet qene dikur dhe jane avulluar , gjej ndonje fjale tjeter per ate fosilje te ngordhur qe po jep shpirt , Por sulltani yt do te jete mbas hekurave ,dhe ti do vajtosh ,por numeri juaj qe eshte i vogel nuk e ndihmon sulltanin qe ti shpetoje pislleqeve qe ka bere

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues