U dënua me 18 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm gjyqtarin Admir Thanza

U dënua me 18 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm gjyqtarin Admir Thanza

Admir Thanza

Gati 2 vite e gjysmë nga dënimi që mori nga shkalla e parë, gjyqtari Admir Thanza është shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Tiranës.  Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë është liruar nga akuzat për falsifikim dokumentesh.

Thanza akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, për shkak se  nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali. Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ai u dënua me 9 muaj burg që iu konvertua në 18 muaj shërbim prove.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: - Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne   kete menyre:  -Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale”, thuhet në vendimin e Apelit.

Admir Thanza i shkarkuar dhe i dënuar pak kohë më parë për falsifikim formulari të vetëdeklarimit ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/09/2022 13:22

    Bravo apeli! Keshtu te do partia,tna rruaj lesht drejtesia e re....ky thanza gjyqtari varfer nuk beri ndonje gje te madhe ne Itali,kishte mbetur pa buke adoloshenti varfer,vodhi nje panine per te shuar urine dhe drejtesia italiane si me e padrejta ne boten e qyteteruar dha nje vendim penal per adoloshentin varfanjak shqiptar qe jazëk i qofte....dhe ky thanzaVarfanjaku fiton te drejten qe te behet prap gjyqtar....germo tare,germo se qenin e ngordhur do gjesh....hëhëhëhëhë,mjaft u zgerdhitë ju aty!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin