U akuzua për 21-Janarin, Agron Malaj i përgjigjet Bashës: Nuk i zbatova urdhërat nga ju për të qëlluar, prandaj më sulmoni

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj, ka reaguar për herë të parë pas akuzave që janë hedhur ndaj tij nga opozita dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kryeopozitari gjatë një takimi me banorët e Matit, tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ‘184’,  për manipulim të votave në Bashkinë e Dibrës. Malaj është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjen e 21-janarit pasi ai ishte komando e një grupi të Gardës.

Në atë kohë gjatë protestave të organizuara nga PS, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë, ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha. Pikërisht për këtë arsye në reagimin e tij Malaj thotë se po sulmohet nga PD dhe Lulzim Basha për shkak se nuk kishte zbatuar urdhrat e tij në atë kohë.

Malaj i ka hedhur poshtë akuzat e Bashës duke thënë se as ai dhe as grupi që ai drejtonte me 21-Janar nuk i kanë zbatuar urdhërat e Bashës dhe nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm.

" Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon", ka thënë Malaj.

Këtë e ka shpjeguar edhe kryeministri Rama ku iu përgjigj akuzave të PD-së duke thënë se Malaj nuk është i përfshirë në ngjarjen tragjike të 21-Janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues paqësor.

Postimi i plotë:

Lulzim !

Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.

Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhërat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit.

Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve.

Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin.

Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti të flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit.

Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje.

Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.

Lulzim !

Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 27/05/2019 07:47

    Zt.Agron cfare deshmije ke dhene ne gjykaten e Tiranes? Ne gjykate zt. Agron ka deshmuar ne favora te kolegeve se gjoja kane zbatuar ligjin per armet dhe protestuesit. Ky fakt i rederohet deshmive te gazetarit Flamur Nezaj... #Ne Tetor te 2013 Agron Malaj pyetet ne Gjyjakaten e Tiranes ne procesin gjyqesore ndaj kolegeve duke mbrojtur komandantin N.Prendi dhe shoket, ku nder te tjera pate thene se “une dhe koleget kemi respektuar ligjin e perdorimit te armeve dhe ne respektim te ligjit eshte vepruar perballe demonstruesve”! #Me 26 tetor 2013 me urdher te Sajmir Tahirit shkarkohen disa gardiste mes tyre edhe Agron Malaj! #Ne shkurt te 2014 Agron Malaj emrohet drejtor i OSHEE-se per Divizionin e Burrelit! #Ne Mars 2015 Agron Malaj zgjidhet kryetari i PS-se ne Burrel! #Ne Maj te 2019 Agron Malaj propozohet nga Partia Socialiste si kandidate per kryetar te Bashkise se Burrelit! ## P.S. Agron Malaj ka rrefyer te PS-ja (me fjale jo prova) ngjarjen e “21 janarit” dhe cfare ndodhi ne kryeministri ate dite e me mbrapa me urdherat, pamjet filmike, debatet…etj etj dhe u shperblye, keshtu qe mos u cudisni se “jetojme ne Shqiperi”! #Meqense_isha_edhe_deshmitar_ne_prokurori_e_gjykate_per_kete_ngjarje_ne_ate_kohe#

    Përgjigju
  • Sulo: 26/05/2019 22:03

    Mir ti zt.Agron nuk i ke zbatuar urdherat, po 4 paga mujore shperblim ai more per ngjarjet e 21 janarit? Po ne 8 maj a e more shpreblimin e dyte?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 26/05/2019 14:41

    Rrnoft Birishakut nuk i futi plumbin nja 300 veteve

    Përgjigju
  • Ed: 26/05/2019 14:38

    Hahahahhah Po Ku gjuan ti o vllaj , ti vetem kollare shokeve ju ben , azgje me shume , mblidhe veten shko te zyrat e Globalit se Po bjen alarmi hahahha

    Përgjigju
    • Toni: 26/05/2019 22:50

      Me forcat e veta ka arrite aty ku esht , uroj suksese .

    • Hasan: 26/05/2019 16:37

      Fiks... kjo eshte 100% realitet!

  • toni: 26/05/2019 13:23

    gabim bere qe sqellove..po ti kishe fut nje plumb sales dhe te kishim shpetuar

    Përgjigju
    • Bitila: 26/05/2019 15:31

      Agron Mala vjen nga nje familje intelektuale me mamane mesuese dhe babain ISH ushtarak,familje e Bute dhe e rregullt shume te suksesshme be punerat e tyre,Agroni qe nje rrogtare ne shtet I mire edukuar,I uroj suksese dhe fitore dhe qofte nje integrus I mire I ati qyteti te Vogel dhe te bukur

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës