U arratis nga Kukës ku ishte në 'arrest shtëpie', Fjolla Morina 'bëhet e gjallë' për Albin Kurtin

Fjolla Morina

Në Kosovë duhen 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Afrimi i ditës së votimit duket se 'e ka detyruar' këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina që nga arratia të shprehë mbështetjen e saj për një prej forcave politike atje.

Ajo mbështet Albin Kurtin përmes një postimi në rrjete sociale.  Fjolla ka publikuar një fotografi nga tubimi i Albin Kurtit, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Mbreti”.

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina javë më parë u bë kryetemë e medieve rozë. Kjo pasi policia e Kukësit e shpalli në kërkim këngëtaren, e cila ishte në arrest shtëpie në Kukës dhe e theu këtë masë.

Ajo jetonte në një shtëpi në Kukës ku dhe kryente dënimin e dhënë arrest në shtëpi pasi ajo është kapur para disa kohësh me armë në çantë teksa kalonte kufirin.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord nëse Shqipëria të përdori edhe vaksinat ruse e kineze përveç vaksinave perendimore?

Komento

Komente

  • Tirona: 06/02/2021 16:42

    Kjo ka shku ne Dubai , se atje eshte e sigurte

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 06/02/2021 13:06

    Hall shume i madh.se pari,po te ishte kapur ndonje qytetar tjeter me 2 pistoleta,do ishte ne burg ,jo arest shtepie.Ajo eshte lene me qellim per tu arratisur.se dyti,kaq veshtire per ta gjetur?ne kosove e keni.ose ne belgjike,te i "fejuari" .po te ish shpallur ne kerkim Interpol do e kish sjelle pako postale .

    Përgjigju
  • ben: 06/02/2021 11:22

    E sheh,Fjolla eshte me te vertete katunare e pergjegjshme,u arratis vetem qe te votoje per te ardhmen,dhe priteni se do vije prap ne Kukes,mbas zgjedhjeve.

    Përgjigju
    • Vlora: 06/02/2021 11:37

      E kupton ku jemi? Arratiset Fjolla pfpfpffppf XHUNGEL



×

Lajmi i fundit

John

Në prill pritet lehtësimi i kufizimit të masave ndaj COVID në Francë