Personat që shihni në foto pas kafazit të hekurt janë Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, vepër penale për të cilën tashmë po gjykohen nga Krimet e Rënda në Tiranë.

Dy vite më parë ata mundën t’i shpëtojnë policisë greke duke u fshehur në territorin shqiptar por pas arrestimit tashmë akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ajo “Vrasjes së punonjësit të policisë, në bashkëpunim, në tentativë”, “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Krijimi i grupit të strukturuar kriminal".

ilir kupa 
(Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj gjatë seancës tek Krimet e Rënda)

Kupa dhe Sula janë të dyshuarit e drejtësisë shqiptare dhe për grabitjen e argjendarisë të ndodhur në prag të festave të fundvitit 2013 por këtë akuzë ata e kanë mohuar.
Ndryshe nga Ilir Kupa i konsideruar si kreu i grupit kriminal, Fatos Sulaj seancën e kësa të enjteje kërkoi gjykim të shkurtuar ç’ka në rast të një dënimi do ta shpëtonte atë nga burgimi përjetë ose ulje të viteve të burgut me 1/3.

Pas kërkesës së Sulajt për gjykim të shkurtuar dhe kohës së kërkuar nga avokati i Ilir Kupës për t’u njohur me dosjen gjykatësja Milena Muça vendosi të shtyjë seancën për më 24 nëntor.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)