TIRANE- Shpresë për dy shokët, që u arratisën bashkë nga Shqipëria. Rikthimi në emisionin "Pa gjurmë" i historisë së arratisjes së shkodranëve, Nikolin Bori 48 vjeç dhe Dedë Fshari 50 vjeç hodhi dritë mbi të tjera detaje që na kthejnë afro 30 vite pas. Në ''Pa gjurmë'' erdhi dëshmia, e cila hedh më shumë dritë dhe nga e cila familjarët shpresojnë se dy shokët janë gjallë. Dëshmia e një zotërie nga Dukagjini me emrin Vath Toma, i cili pretendon se i ka takuar për tri ditë me radhë dy shkodranët hodhi më shumë dritë mbi fatin e tyre, pas arratisjes në fund të vitit 1990.
"Unë i kam takuar në fillimi të vitit 1991. I kam takuar në Tuz të Malit të Zi. Të dy bisedonin tek hoteli me një kosovar për tu nisur në Holandë. Ka ardhur një shofer me një makinë të madhe dhe i ka marrë dhe janë nisur për në Holandë. Tre ditë kam ndenjur me ta. Këta thoshin që i kemi rënë malit, nga Hani i Hotit, jo nga lumi Buna. Më kujtohen emrat. Unë e kam ditur Dedë Çari, në emision ia mësova emrin tamam. Ishin afro 19 vjeç. Ata janë, djemtë që takova 30 vite më parë. Më thanë se vinin nga Velipoja, unë kujtova se vinin nga Kosova. Ishin djem shumë të urtë, të rregullt. E pyeta për një person që ka punuar shofer në atë kohë. Aty e vërtetova se ishin nga Velipoja. Ata kishin si destinacion Holandën se kanë ndenjur me shumë kosovarë në atë kohë. Kishte shumë kosovarë atje. Unë vetë u arratisa në vitin 1989"-tha dëshmitari Vath Toma.
Për babanë e Dedës, Kolën shpresa vdes e fundit, ndaj ai ka ende shpresë se djali i tij është gjallë. Sot, Dedë Kolë Fsharri është 50 vjeç, ndërsa shoku i tij në këtë arratisje Nikolin Zef Bori është 48 vjeç. Historia e arratisjes spektakolare nga lumi Buna me litarë, i dy shokëve Nikolin Bori dhe Dedë Fshari në të njëjtën ditë erdhi e rrëfyer në emisionin ’’Pa gjurmë’’ nga familjarët e tyre.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
-
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin
21 Tetor 2023, 13:31