Studenti Klevin Metaj, i arrestuar gjatë ditëve të para të protestave studentore në Tiranë kundër qeverisë Edi Rama, është liruar nga arresti në shtëpi. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur që të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës.
Metaj ishte lënë më herët në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi u ankimua nga avokatët e tij, Gentian Sejrani dhe Taulant Asllanaj, ndërsa Apeli vendosi ta zëvendësojë masën me “detyrim për t’u paraqitur”.
Lajmin e bëri të ditur avokati Gentian Sejrani, i cili njoftoi gjithashtu se është regjistruar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit për mënyrën se si pretendohet se është trajtuar studenti.
Reagimi i plotë i avokatit Gentian Sejrani:
“Së bashku me kolegun, Av. Taulant Asllanaj, përfaqësuam Klevin Metajn në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’. Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit ‘detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës’. Ndërkohë, është regjistruar edhe kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me trajtimin degradues dhe çnjerëzor të ushtruar ndaj tij.”
-
Ore mirë është ta vizitojnë njëherë se nuk duket mirë nga mendja ky. Po ky a ushtroi dhunë ndaj punonjësve të rendit, a i kundështoi ata me dhunë???? Se po bëni hero një skelës të ligjit aq më shumë të dhunshëm, a është kjo tipar i një studenti?????
Përgjigju -
Urime! Djale me vlera.
Përgjigju












Komente
Komento