Sali Lushaj, babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar në Facebook, pas arrestimit të djalit të tij në një hotel në Linzë. Ai shkruan se akuzat e ngritura për Stresin janë shpifje dhe sipas tij janë rrjedhojë e padisë që ai ka gritur ndaj kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për çështjen "Babalja". Babai i reperit rezulton në përgjimet telefonike të Prokurorisë për Fredi Alizotin, të cilin e ka strehuar edhe në shtëpi.

Edhe pse Stresi u kap me doza kokaine dhe një armë zjarri tip pistoletë "Beretta" pa leje, Sali Lushaj shkruan se e inkurajon të birin, siç thotë ai, përpara këtyre falangave, ndërsa shton se familja e tij nuk do të mposhtet. 

Vetëm dua t'i them djalit tim mos u dorëzu para këtyre falangave se jemi të fortë. Ti për muya je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s'mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në në këto momente. Dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort. 

Sali Lushaj, babai i reperit Stresi

Postimi i plotë
Pershendetje Miq !Besoi po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Cdo gje e sajuar . cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.Aspak e vertete se qenka grup kriminal .Nje shpifje e felliqur. Askush nuke eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnne tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT .KURRE SDO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME.VETEM DUA TI THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE. KENGA QE KE KENDUAR MOS U DOREZO KJO ESHTE .TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE SMU NDAVE NGA BINDJET E MIA POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE . DhE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT.