TIRANE -Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për reperin e njohur Stresi, pasi ky i fundit dy ditë ditë më parë u arrestua me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës.

Stresi u arrestua në shoqërinë e një vajzë në Hotel ndërsa gjatë kontrollit brenda dhomës së hotelit i është gjetur një dozë kokainë, pistoleta që mbante pa leje, por edhe një sasi e vogël lekësh. “Stresi”, është vënë në pranga pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Stresi ishte prej 1 viti në përgjim.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup. Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.

12:35/ Avokati i Stresit, Marash Ibraj: Klienti im ishte nudo në shtrat, arma ishte në dollap, kush e vendosi aty?

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës, avokati i reperit të njohur Stresi, Marash Ibraj,  ka folur për kamerat. Në fjalën e tij, ai është shprehur se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës pasi nuk ka pasur një vendim për të ushtruar kontrolle në dhomën e hotelit. Ndër të tjera, Ibraj ka bërë të ditur edhe alibinë e mbrojtjes duke u shprehur se klienti i tij ishte nudo në krevat dhe se arma për të cilën u arrestua u gjet e mbështjellë me një peshqir në dollapin e hotelit. 

Nuk ka pasur vendim gjykate për kontrollin. Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim.  Ku e kishte armën klienti im? Ai ishte shtrirë në krevat dhe nudo. Arma ishte e mbështjellë me peshqir dhe ishte vendosur në dollap. Nga ta dimë ne që ajo nuk ishte vendosur aty nga persona të tjerë?

Marash Ibraj, avokat