Avokati Gjergj Neli i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia është shtruar në spital.

Ai ka shfaqur probleme shëndetësore ndaj u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës këtë të mërkurë (28 tetor).

Mbrëmjen e djeshme avokati u shoqërua në polici me arsyetimin se ka vendosur dy stola ne hyrje të zyrës për arsye te covid-19 por më pas është denoncuar nga një banor i pallatit.

Bashkëshortja e tij zevendes kryetare e Dhomës së Avokatisë Shaqe Marinaj ka denoncuar se i shoqi është dhunuar nga uniformat blu.

Këtë ajo e konkretizoi sot duke denoncuar pranë ShÇBA efektivin e Policisë Myrteza Mehmeti me pretendimin se ka ofenduar dhe dhunuar avokatin Gjergj Neli.