U arrestua për korrupsion, gjenden 80
dosje me tendera në banesën e Xhikës

U arrestua për korrupsion, gjenden 80<br />dosje me tendera në banesën e Xhikës<br>
TIRANE-Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e Dashamir Xhikës dokumente tenderash me vlerë për hetimin. Sipas burimeve të Report Tv policia gjeti 80 dosje tenderash rrugësh me dokumente origjinale.  Dashamir Xhika banon në një rezidencë të njohur vilash në kryeqytet, ndërsa kontrolli është bërë ditën e sotme pas miratimit të kërkesës nga gjykata.

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme, Dashamir Xhika pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë. Dashamir Xhika, ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI u arrestua pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për rrugën Elbasan-Gjinar, ndërsa përpos tij në pranga kanë rënë ish-drejtori Andi Toma dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum