U arrestua pak ditë më parë, KLGJ mblidhet nesër për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

U arrestua pak ditë më parë, KLGJ mblidhet nesër për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të mblidhet nesër për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në Gjykatën e Krujës, teksa po jepte vendimin për të liruar ga burgu kundrejt në shumë parash një të dënuar për vrasje.

Mësohet se KLGJ do ta pezullojë nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Shkarkimin procedurialisht do të shtyhet pasi duhet më parë që të përfundoj procedimi penal me vendim gjykate.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës la në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, ndërkohë që avokati i saj deklaroi se ku vendim ishte i padrejtë.

Super operacioni i SPAK të enjten e kaluar (11.02.2021) i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  

Në pranga u vunë 10 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

Sakaq në përgjimet e prokurorisë doli edhe emri i mjekut të QSUT-së Edvin Priftit , të cilit pas kontrollit në banesë SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore