Gjykata e Elbasanit do të japë më 14 prill në orën 12:15 vendimin për rusen Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit. Sot u mbyll seanca ndërsa gjykata do japë vendimin pasi mbrojtja kërkon që të mos ekstradohet drejt Rusisë.
“Edhe vetë Ministria e Drejtësisë nuk do t’i kishte hapur rrugë ekstradimit. Shtetësja ruse ka hequr dorë nga të drejtat themelore të njeriut. Ajo do të persekutohet, keqtrajtohet për shkak të bindjeve të saj dhe familjes kundër Putinit pasi nëse do të jepej ekstradimi, do t’i rrezikohej jeta. Organizmat ndërkombëtarë në mbrojtje të organizmave themelore për të drejtat e njeriut janë në stadin më të ulët. Masa ‘arrest me burg’ është e drejtë por do të jetë hetimi që do të vendosë nëse është fajtore ose jo, ndërsa ekstradimi i saj për në Rusi është për arsye politike. Paraqitet kërkesë për ekstradimin sapo të arrestohet në Shqipëri”, thanë avokatët e ruses në seancën gjyqësore.
Vetë rusja ka thënë se kërkesa e Rusisë që kërkon ekstradimin e saj duhet rrëzuar dhe të pranohet kërkesa për azil politik në Shqipëri.
“Jam dakord të qëndroj në Shqipëri e të mos dërgohem në Federatën Ruse”, mësohet të ketë thënë Timofeeva.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Gramsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por 33-vjeçarja kërkon azil politik duke thënë se ka dalë hapur kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe për këtë arsye mund t’i rrezikohet jeta.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak ditë pasi u liruan, 'spiunët' rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel! Vihen nën hetim
16 Qershor 2023, 16:27
-
Ukrainasi e rusët e ‘spiunazhit’ në liri, nuk largohen dot në Atdhe! Ukrainasi: Dua makinën të largohem, mu bllokua pasaporta
26 Maj 2023, 12:20
-
Akuzohen për spiunazh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi, mbaroi afati i paraburgimi! Njëri në ‘arrest shtëpi’, dy të tjerëve u merret pasaporta
25 Maj 2023, 16:43
-
U kap te Uzina e Gramshit, Gjykata e Elbasanit lë në burg rusin, Mikail Zorin! Rrëzohet kërkesa e mbrojtjes
5 Maj 2023, 14:56
-
Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri! Avokati: Vendim i drejtë
14 Prill 2023, 12:59
-
Akuzohet për spiunazh, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit për rusin! Prokurori kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes
12 Prill 2023, 10:26
-
E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, ‘spiunia’ ruse del në gjykatë! Gjyqi shtyhet sërish në 4 prill (VIDEO)
17 Mars 2023, 11:02
-
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri: Nëse ekstradohem më rrezikohet jeta nga Putin
13 Mars 2023, 07:15
-
Vuri 'kusht' që kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën e saj, gjykata e Elbasanit shtyn sërish seancën ndaj 'spiunes' ruse
3 Mars 2023, 10:09
-
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, gjykata vendos zgjatjen e paraburgimit të 33-vjeçares ruse! Avokati: Skandal, mjerë këta që po gjykohen
24 Shkurt 2023, 09:35
-
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse, e shpallur në kërkim për spiunazh
16 Shkurt 2023, 09:48
-
Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit
2 Shkurt 2023, 10:10