Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spitalin që drejtonte, rreth mesnatës, pas u arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë. Burime bëjnë me dije se Voja ka shfaqur probleme kardiake dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Voja u arrestua një ditë më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe dyshohet për falsifikim dokumentesh gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit.

Sipas hetimeve, toka dyshohet se ka kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Prokuroria e ka sekuestruar sipërfaqen, e cila figuron në pronësi të Gashit. 

Kliko ketu per te lexuar urdherarrestet...


Lajmi kryesor:

Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfundon në urgjencë pas arrestimit