Arrestimi i Jorgo Goros/ GjJKKO lë 'në burg' kryebashkiakun në detyrë të Himarës! Në hetim se tjetërsoi mbi 10 mijë metra katror në Dhërmi

TIRANE- GJKKO lë në burg kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në fuqi u lanë të gjitha masat e sigurisë dhe u ndryshua vetëm ajo ndaj ish kreut të Kadastrës. Bilbil Aliaj nga 'arrest me burg' u ndryshua në 'detyrim me paraqitje' pasi është babai i një fëmije të mitur 5 muajsh.

Me pranga në duar kryebashkiaku në detyrë i Himarës u shoqërua paraditen e sotme nga blloku i sigurisë në Tiranë në GJKKO ku iu verifikua masa e sigurisë. Report TV solli me figurë momentin e shoqërimit të tij brenda Gjykatës së Posaçme por dhe brenda kafazit ku qëndrojnë të arrestuarit kur dalin në seancë për vlerësimin  e masës së sigurisë. 

Goro u arrestua u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi po hetohet me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, ku  përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi për ndërtimin e kompleksit turistik.

Vetë kryebashkiaku në detyrë i Himarës ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij Sokol Hazizaj. Ai ka pretenduar se 'veprimet e tij kanë qenë konform ligjit dhe se SPAK ka ngritur akuzë vetëm mbi shkresa përcjellëse në përputhje me funksionin"

Ndërkohë u lanë në fuqi masat e sigurisë për ish-juristin e Kadastrës, Vezir Gjikoka i pranishëm sot në seancë.  Jerasimo Bashi ish Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë, si dhe Stavri Mëhilli përfituesi i pronës 5512 m2 në Dhërmi të cilën ia ka shitur më pas Artan Gaçit janë ende në kërkim. Ndaj tyre gjyqtarja Rudina Palloi nuk ndryshoi masat e sigurisë por la në fuqi ato që kishte marrë më 23 mars. 

Arrestimi i Goros
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. 

Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, Stavri e Foto Mëhilli, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gacin.

Në episodin e dytë një pronë bujqësore prej 5080 m2, Jorgo Goro në bashkëpunim me vartësin e tij, Jerasimo Bashi, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione. Në kufi me këtë sipërfaqe toke, sipërmarrësi privat, Artan Gaçi, ish- deputet i PS- së, i kishte blerë tokën me dokumente të falsifikuara Stavri Mëhillit. Sipërfaqja e tokës më pas është bashkuar në një të vetme dhe pas kësaj shoqëria tregtare e drejtuar prej Artan Gaçit merr leje ndërtimi për një kompleks turistik, i cili do të ndërtohet në të dyja sipërfaqet e tokës, në total (10.592 m2).

Kryetar ne Himarë?

Sa i përket kryebashkiakut të Himarës, më 29 mars Këshilli Bashkiak pritet të zgjedhë mes 2 nënkryetarëve, Pervin Gjikuria ose Blerina Bala, për ta komanduar si kryetar në detyrë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se Bala është më afër emërimit nga këshilltarët socialistë, të cilat janë 13 përkundrejt 8 anëtarëve të opozitës.

Mbledhja e Këshillit është thirrur bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore i cili parashikon komandimin e një prej nënkryetarëve, në rast vakance në zyrën kryesore të pushtetit lokal ndërsa për zgjidhje përfundimtare përmes zgjedhjeve pritet vendimi i formës së prerë për Fredi Belerin i dënuar për blerje votash

Në hetim 
Jorgo Goro - me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, masa e sigurisë ‘Arrest me Burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim- I Arrestuar
Jerasimo Bashi - me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim - Ne kerkim
Bilbil Aliaj - me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Detyrim me paraqitje” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim - Vendimi u ekzekutua
Vezir Gjikoka - me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim - Vendimi u ekzekutua
Stavri Mëhilli – i është caktuar masa “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë - Ne kerkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Arrestimi i Jorgo Goros/ Zbardhet dëshmia e ish kreut të Kadastrës: Nuk kam njohje me investitorin Artan Gaçi, as udhëzime apo ndërhyrje nga Jorgo Goro

1711460583_1711448305bilbilalija.jpg

Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme:

“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”

Sipas SPAK kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, sipas SPAK asokohe 'kanë pranuar dokumentacionin ligjor, dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, ...duke kryer regjistrimin fillestar të tokës në favor të Foto Mehilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij' 

Ora 11:57
VIDEO/ Jorgo Goro brenda në kafazin e të arrestuarve në GJKKO

 

Report Tv siguron videon e momentit kur kryebashkiaku në detyrë i Himarës me pranga në duar ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Më pas është shoqëruar në seancën e gjyqit ku dhe do të njihet me masën e sigurisë dhe do të merret në pyetje.

Në videon e siguruar nga Report Tv Jorgo Goro është I ulur I vetëm në kafazin ku ulen të arrestuarit, ndërsa në krah të tij është një efektiv.

Ora 11:20
Arrestimi i Jorgo Goros/ Paraqiten në GJKKO dhe ish kreu i Kadastrës Vlorë dhe ish juristi

Bilbil Aliaj ish Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë është paraqitur sot në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë. Ndaj tij më 23 mars GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie’ për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim

Sipas SPAK kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, sipas SPAK asokohe 'kanë pranuar dokumentacionin ligjor, dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, ...duke kryer regjistrimin fillestar të tokës në favor të Foto Mehilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij' 

Edhe Vezir Gjikoka - me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim u paraqit sot në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.

 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 26/03/2024 17:36

    Nuk ka rendesi se cfare deklarojne keta. Te dalin telefonatat dhe e shohim a kane folur me Artanin apo jo. Artanin dhe Olten e njeh gjithe Shqiperia, si nuk e njeh funksionari i shtetit?!

    Përgjigju
  • Labi: 26/03/2024 11:39

    Mjafte te shendetshem keta te AShK ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)