U bë pjesë e koalicionit 'PD-Aleanca për Ndryshim', Roshi në Repolitix: Do kandidoj në Vlorë

Kryetari i partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi zbuloi se ai i ka kërkuar Lulëzim Bashës të jetë kandidat në Vlorë. Këtë detaj Roshi e bëri publike në emisionin "Repolitix" në Report TV, por i pyetur nëse do të jetë në pozicione të sigurta, Roshi la të kuptohet që po duke thënë se "nuk ka qenie njerëzore që nuk e do sigurinë".

Megjithatë tha Roshi diskutimet me Bashën janë edhe të hapura dhe se të gjitha partitë në koalicion duhet të tregon 'xhentile' që secili të marrë atë që meriton dhe të krijojnë një bashkëpunim për fitoren.

"Kam kërkuar në Vlorë në lista të sigurta. Elementi i sigurisë është e qenies njerëzore. Vullneti politik është për të respektuar kërkesat e aleatëve, megjithatë duhet të ketë kaq xhentilencë nga partitë në koalicion dhe të bëjë një sinergji të gjithë energjive politike", tha Roshi.

Një ditë më parë Artur Roshi firmosi për të qenë pjesë e koalicionit opozitar "PD-Aleanca për Ndryshim", një koalicion që u cilësua paradoksal pasi nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. 

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja