TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook. Komentuesi ‘ankohet’ se Rama po del shumë në ekran, duke i shkruar në koment se është bërë bozë.
Në rubrikën ‘Sy m’Sy’, kreu i qeverisë thotë se ditën e nis me njerëzit, pasi sa hap sytë fillon dhe mendon çdo bëj sot me mandatin që ka marrë për njerëzit.
“I dashur Keli puna ime është të udhëheq, duke menduar, lexuar, analizuar, diskutuar debatuar, vendosur mbikëqyrur, koordinuar harmonizuar dhe informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur këtu janë për të debatuar dhe informuar siç njëra për marrëveshjen strategjik trelaterale dje në Abu Dhabi të cilën edhe ti e komenteve. Tani ti thua që një KM ka të tjera punë dhe detyra nga ta nisë ditën, për mua dita nis me ty. Sepse sa hap sytë filloj dhe mendoj çdo bëj sot me mandatin që kam marrë për njerëzit për vendin tënd dhe timin, për njerëzit e këtij vendi siç je edhe ti”, shprehet Edi Rama.
Rubrikat e reja që ka hapur për të komunikuar me ndjekësit, Rama thotë se kanë vetëm një qëllim, që të thuhen të vërtetat.
“Ji i sigurt që në asnjë nga punët e mia të mëdha apo të vogla, nuk rri pa mendje dhe asnjërin nuk lë pa bërë dhe këto video janë një grusht minutash ndërkohë që dita ime nis pa gdhirë dhe mbaron pas mesnate. Dritaren e të rejave e kam hapur që të paktën kush më ndjek këtu ta di çfarë bëjmë plot gjëra me rëndësi për vendin, nuk ka rëndësi për portalet që janë shumë të zënë me ato gjyqet popullore, gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.
E kë dëgjuar në ndonjë media që prodhuar nga energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë. Jo, por aman ke dëgjuar me siguri që Shqipëria e ka prodhuar dem baba dem energjinë që i duhet për vete dhe prandaj duhet ta ketë me bollëk. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse kurrë nuk ka qenë e vërtetë diçka e tillë, prandaj e kë dëgjuar. E para është e vërteta, prandaj nuk e kë dëgjuar sepse kështu funksionon. Ka edhe një gjë tjetër që është qershia mbi tortë. Çdo të vërtetë pozitive këta mediatikët tanë e quajnë propagandë, e ke parë kur shtrihen dhe dergjen netëve në ato klubet mediatike dhe marrin nëpër gojë gjithë dynjanë. Dhe cdo gjysmë të vërtetë, negative e quajnë fakt dhe e molloisin dhe ripërtypin pa pushim, derisa ia sjellin njerëzve në majë të hundës”, vijon Rama.
Në fund kryeministri thotë se askush nuk është i detyruar ta ndjekë, por komentuesit i thekson se do të mësojë shumë gjëra të reja që nuk thuhen.
“Askush nuk është i detyruar të futet këtu, secili futet me dëshirë për lloj lloj arsyesh, ti thua se i sheh komunikimet e mia për qytetari, por jo se shuan, kureshtje për të rejat që unë do them. Shuaje edhe kureshtjen sepse realisht do marrësh vesh plot të reja që s’do të ti thonë”, përfundon Rama.
O Eri KM Edi Rama ēshtē kryeministri mė i mir i historis Shqiptare. Kē do ti kryeministēr o Eri do baban e xen peshkaqenit qē ēshtė hajdut kriminel ? Pra Edi Rama hec pērpara se ty shumica tē do ty mor Burr i rall. Qent le tē lefin ham ham ham se njē top tum tē madh do han.
PërgjigjuTironsit thone: “Na u bo si burri i nons”, kurse shkodranet: “T’ka hyp vedi n’qejf”. Nuk shohim KM te tjere, neper bote, kaq te dashuruar me veten. Rendesi, per KM tone, ka t’u rrembeje skenen te tjereve, edhe pse me budallalleqe… boll te flitet per te!
PërgjigjuTironsit thone: “Na u bo si burri i nons”, kurse shkodranet: “T’ka hyp vedi n’qejf”. Nuk shohim KM te tjere, neper bote, kaq te dashuruar me veten. Rendesi, per KM tone, ka t’u rrembeje skenen te tjereve, edhe pse me budallalleqe… boll te flitet per te!
Përgjigju