U braktis në maternitet, motra në kërkim të vëllait

Në kërkim të vëllait nga nëna. Eljo është djali që u lind më 25 nëntor të vitit 1992. Eljo Kastriot Idrizi i regjistruar me këtë emër, pasi u lind në maternitetin e Fierit u dërgua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, për shkak të pamundësisë që e ëma ta mbante në familje.

Ajo kishte patur një marrëdhënie dashurie me një djalë, i cili pas lindjes së Eljos e braktisi të birin. Kjo marrëdhënie e pafinalizuar kurrë e bëri nënën asokohe një 22-vjeçare ta linte djalin në maternitet, për shkak të rrethanave. Ajo e takoi derisa Eljo ishte afro 3 vitet e para të jetës, ndërsa nuk mundi dot më, pasi nuk e lejuan që e ëma të takohej me të birin. Me pendesë në shpirt dhe me dhembjen e një nëne, Eljo u kërkua shumë vite pas për të mësuar mbi fatin e tij, por askush nuk dha më asnjë sqarim.

Pas lindjes së djalit, nëna krijoi një tjetër familje, por ajo nuk reshti kurrë se kërkuari Eljon. Edhe pse u martua dhe lindi tre fëmijë të tjerë nuk e mbajti kurrë sekret fatin e saj. Bashkëshorti aktual i kërkoi që ta gjente djalin për të jetuar bashkë me tre fëmijët e tyre të tjerë. Eljo ka edhe një motër dhe dy vëllezër nga nëna. Me kërkesë të vazhdueshme për të mësuar se ku ndodhej djali, ajo iu drejtua shumë herë shtëpisë së fëmijës, por drejtohesha e institucionit në Vlorë, u pohoi vetëm se djali është birësuar dhe asgjë më shumë.

Sot ajo është 50 vjece, bashkë më tre fëmijët e tjerë dhe me bashkëshortin e saj janë në kërkim të Eljos, i cili sot është 27 vjeç. Kërkime që nuk janë ndalur deri në vitin 2014, në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Sot, kjo familje jeton në Fier dhe në studio është motra e Eljos, e cila aktualisht ka moshën e nënës kur vëllai u lind.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!