U burgos gabimisht për vrasjen e katër fëmijëve të saj, gruaja deklarohet e pafajshme pas 20 vitesh

Një grua nga Australia, e cila qëndroi për 20 vite në burg pasi u shpall gabimisht fajtore për vrasjen e katër fëmijëve të saj, tashmë është deklaruar e pafajshme.

Avokatët e saj kërkuan dëmshpërblim të konsiderueshëm.

Kathleen Folbigg u fal dhe u lirua në qershor të këtij viti pas vendimit të gjyqtarit Tom Bathurst, i cili rishqyrtoi të gjitha provat e paraqitura në gjyqin e saj në vitin 2003 dhe zbuloi se në fakt ajo ishte e pafajshme,  raporton CNN.

Por një vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit Penal të Uellsit të Ri Jugor ishte i nevojshëm për të rrëzuar dënimin, dhe një panel gjyqtarësh vendosi se ajo duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Folbigg u dënua në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një akuzë për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj nga viti 1989 deri në 1999.

Nuk kishte asnjë provë që ajo i vrau, por juria ishte e bindur se shanset që të gjithë të vdisnin për shkaqe natyrore ishin aq të pakta, duke u bindur në fakt se ajo i kishte vrarë të katërt fëmijët e saj.

Në vitin 2022 shkencëtarët zbuluan një gjen mutacion të panjohur më parë në dy vajzat e saj, i cili mund të kishte qenë fatal. Foshnja e parë Caleb vdiq në 1989, e ndjekur nga Patrick në 1991, Sarah në 1993 dhe Laura në 1999.

Tre vdekjet e para fillimisht iu atribuuan sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), një term që përdoret kur foshnjat nën moshën një vjeç vdesin pa ndonjë arsye të dukshme.

Në moshën 18 muajshe, Laura ishte më e madhja nga fëmijët e saj, e policia filloi një hetim pasi një patolog mjekoligjor e cilëspi shkakun e vdekjes së saj si “të papërcaktuar”.

Nëna u akuzua dhe u dënua, mediat e shpallën atë “vrasësen  më të keqe në Australi”, shkruan CNN, duke shtuar se Folbigg u dënua bazuar në supozimin e rremë të një pediatric, i cili pretendoi se vdekja e papritur e një foshnje në familje është një tragjedi, dy janë të dyshimta dhe tre janë vrasje.

Avokatja Rhanee Rego tha se ekipi ligjor i nënës së dënuar gabimisht tani do të kërkojë dëmshpërblim, të cilat ajo parashikoi se do të ishin të konsiderueshme.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi