Barazia gjinore është duke ecur në rrugën e gabuar. Tre meshkuj nga Emiratet e Bashkuara të cilët kanë marrë pjesë në një festival kulturor të Kryeqytetin saudit të Rijadit, janë larguar me forcë nga policia fetare pasi janë konsideruar “shumë të bukur”.

Tre delegatët nga Emiratet e Bashkuara kishin ardhur 3 prillin e shkuar në eventin e përvitshëm kulturor«Jenadrivah Heritage & Cultural Festival», i cili është zhvilluar në periferi të kryeqytetit saudit.

Ashtu siç u deklarua javën e shkuar nga gazeta arabe “Elaph”ata kishin ngritur pavionin e tyre, kur papritmas u "sulmua" nga zyrtarët e policisë fetare. Agjentët i kanë marrë ata duke i detyruar që të kthehen në vendin e tyre.

Arsyeja se përse ka ndodhur një gjë e tillë sipas policisë fetare, ka qenë sepse meshkujt janë konsideruar "shumë të bukur" dhe gati të parrezistueshëm për femrat vendase.

Ndërkohë nga Emiratet ka ardhur në një deklaratë zyrtare e cila tregon se si dëbimi i tre meshkujve ka qenë ndoshta një lloj hakmarrje për shkak të pranisë së papritur të një "artisteje" femër e paidentifikuar në pavijon.

Në këtë moment është ende paqartë nëse ekziston një lidhje ndërmjet pranisë së grave në pavijon dhe vendimin për përjashtimin e tre meshkujve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)