Nexhip Minga, 78 vjeçari, i cili paraditen e së mërkurës është larguar nga banesa pa lënë adresë dhe ka humbur kontaktet me familjarët, është gjetur i mbytur sot në një kanal vaditës.
Burime nga policia bëjnë me dije se sot rreth orës 15:30 është gjetur i mbytur në fshatin ku banonte 78-vjeçari.
Blutë njoftojnë se i moshuari është larguar nga banesa duke qenë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore (skleroze).
Gjithashtu bëhet me dije se nuk vihen re shenja dhune dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë nga specialist të mjekësisë ligjore.
Ka qenë mbesa e tij e cila sot ka dërguar një mesazh në redaksinë e Shqiptarja.com ku kërkon ndihmë për të gjetur gjyshin.
“Përshëndetje. Ne na ka humbur gjyshi që paraditen e ditës djeshme, kemi bërë denoncimin e akoma asnjë informacion. Do ju lutesha ta nxirrnit edhe ju këtë lajm. Personi është Nexhip Minga, mosha 78 vjeç. Mund të na kontaktoni te ky numër: 069*******. Silvana Minga”, shkruan vajza.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com