U delegua për interpelancën me opozitën për McGonigal, Spiropali në Report Tv: S’donin shpjegim, por zhurmë! Deripaska, koleg i Berishës, asnjë lidhje me Shqipërinë

TIRANË- Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhja me kryeministrin Edi Rama, u zhvendos të enjten e kaluar në Kuvend, ku deputetët e PD-së kërkuan interpelancë me kreun e qeverisë. Ky i fundit kishte deleguar për përballën në interpelancë ministren për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali, e cila e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se qëllimi i tyre nuk ishte shpjegimi, por për konfuzion. Sipas Spiropalit, faktet që ato paraqesin janë tërësisht qesharake dhe shtoi se opozita po kërkon që të kapet pas një fije kashte për një aktakuzë që ska lidhje me kryeministrin shqiptar. Sa i takon akuzave të opozitës se oligakru rus Oleg Deripaska, është i lidhur me Ramën, Spiropali u shpreh se ai është koleg i Berishës e s'ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

‘Ka një arsye se pse bëhen interpelanca dhe pse ngrihen komisionet hetimore, asnjë nga arsyet nuk ekziston në këtë rast në këtë trill deformimi dhe mashtrimi të së vërtetës. Ne ishim aty të gatshëm për tu përgjigjur në interpelancë jo për ata po për qytetarët shqiptarë. Nuk prisja asgjë më shumë prej tyre. Ata nuk do të lejonin që ne të jepnim të gjitha shpjegimet sepse detyra e tyre nuk është e vërteta, qëllimi i tyre nuk është shpjegimi apo konfuzioni i mediave. Isha shumë qartë se ata nuk do ta ndërtonin atë interpelancë, por ne pranuan që të japim të gjitha shpjegimet. Është në të drejtën e kryeministrit të delegojë interpelanca. Ka pasur raste kur interpelanca është deleguar. Në këtë rast nuk ishte në interes e vërteta por zhurma. Nuk është bllokimi i parë Foltores.

Faktet janë tërësisht qesharake. Është një çështje e ezauruar. Opozita kërkon të kapet pas një fije kashte për një aktakuzë që nuk ka të bëjë farë me kryeministrin. Ska asnjë lidhje mes qeverisë shqiptare dhe oligakrut rus, Deripaska, që është koleg i Berishës. Mjafton të shohësh fazën e hetimit, të shohësh aktpadinë të kesh një logjikë normal e për të kuptuar që kjo e gjitha është një çështje e stisur.  Çështja është shumë e thjeshtë nuk ka asnjë lidhje me Ramën, nuk akuzohet asnjë shtetas shqiptar dhe nuk ka asnjë lidhje me oligarkë rusë. Është ironike sesi një non grata do të shpëtojë SHBA nga një prej partnerëve të saj më të besuar siç është Shqipëria. Edhe të ishte Berisha do të ndodhte ajo që ndodhi.’- u shpreh Spiropali.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv nuk ka kursyer ironinë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

‘Berisha u katandis nga bëm baba të të ngjaj në bëm bir të të ngjaj. Nuk është rastësore që këto janë të njëjtat njerëz. Një hetim në SHBA po duan tua shesin shqiptarëve si një të vërtetë absolute të komprometimit të Edi Ramës. Pra është një kombinim arsyesh brenda çorbës së opozitës që ka shkaktuar si këdo deformime në Kuvend që po do ta transformoje krizën e brendshme në krizë qeverisje dhe bëhet për arsye të drejtësisë dhe mungesës së shpresë. Janë kapur pas të shkuarës dhe nuk dinë që ta projektojnë të ardhmen. Basha nxirrte dhe më shumë njerëz të Bulevard.’- u shpreh Vangjeli.

Për analistin Lorenc Vangjeli, është paradoksal fakti që Sali Berisha, i shpallur non grata, me çështjen e McGonigal, kërkon që të shpëtojë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të.

‘Paradoks që flamurin për të na shpëtuar e për marrëdhëniet me SHBA-në e merr Sali Berisha.’- tha Vangjeli.

Duke u ndalur tek protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike e Sali Berishës, Vangjeli u shpreh thelbi i kësaj proteste është që tu thuhet protestuesve që do të shkohet pa Edi Ramën kryeministër në zgjedhjet e 14 majit.

‘Jave pas jave i ngjan një skene teatri. Duket sikur beteja elektorale e radhës është si një beteja finale. Big Brother ynë ka 30 vite që vazhdon. Kësaj radhe për shkak të rrethanave, unë e shikoj të zymtë edhe projeksionin e të nesërmes. Premton shumë por nuk di se çfarë të bëjë. Thelbi i kësaj proteste është që të shkohet pa Edi Ramës kryeministër në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është vija e kuqe që ndan dy botë.’- u shpreh Vangjeli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaderri: 06/02/2023 22:31

    Berisha te shkoje ne proteste me ket temin…

    Përgjigju
  • Timi: 06/02/2023 21:02

    Sja vlen te diskutohet ne kuvend se opozita di te bej vetem kaos

    Përgjigju
  • Ira: 06/02/2023 21:01

    Kjo eshte nje ceshtje qe eshte hetuar dhe nga drejtesia amerikane.Keshtu qe sja vlen te diskutohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë