U denoncua nga Berisha sikur ‘kishte prerë veshin e një turisti', si replikonte dikur me ish-kryeministrin pronari i ‘Bar Orange’ që u qëllua sot me 20 plumba

U denoncua nga Berisha sikur ‘kishte prerë veshin e një turisti', si replikonte dikur me ish-kryeministrin pronari i ‘Bar Orange’ që u qëllua sot me 20 plumba

1624173440_foto.jpg

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit “Bar Orange” i cili u qëllua me 20 plumba orët e para të mëngjesit, dikur replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ky i fundit kishte publikuar një denoncim ku thuhej se në lokalin e tij ishte prerë veshi i një turisti. Iladhi e mohoi akuzën dhe në replikë për Berishën tha se punon me ndershmëri dhe se mesazhi që kishte publikuar Berisha sipas Iljadhit ishte dërguar nga një rival i tij. përgënjeshtrimin e Bëri dhe Berisha duke publikuar mesazhin e Iladhit.

Replika e Spiro Iljadhit:

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!

Denoncimi:

I presin veshin turistit ne Sarande! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja