U denoncua nga e bija një vit më parë për ngacmimin seksual, Gjykata e Korçës dënon me 3.4 vite burg 38-vjeçarin

U denoncua nga e bija një vit më parë për ngacmimin seksual, Gjykata e Korçës dënon me 3.4 vite burg 38-vjeçarin

Gjykata e Korçës

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg 38-vjeçarin me inicialet R.M,. i cili një vit më parë u denoncua nga e bija për ngacmim seksual.

Prokuroria kërkoi dënimin e 38-vjeçarit me 6 vite burg, ndërsa Gjykata e dënoi atë me 5 vite burg, por iu ul 1/ 3 e dënimit për shkak te gjykimit të shkurtuar, çfarë e çoi dënimin e tij ne 3.4 vite burg.

Ngjarja u regjistrua në Maliq të Korçës, në maj të vitit të kaluar, ku 38-vjeçari u denoncua nga e bija, 18 vjeçe, për ngacmim seksual, ndërsa paraqiti në polici edhe audiopërgjime. 38-vjeçari i mohoi akuzat, ndërsa deklaroi se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm